FREDERIK RRESHPJA
FREDERIK RRESHPJA
1940-2006
Nga KOLEC TRABOINI, Boston
Të thoshe se e kishe mik është njësoj sikur ti mbushje mendjen vehtes se kishe mik një yll në qiell. Ndaj më së shumti mbeten të pakuptueshme mënyrat e sjelljes së tij në këtë botë njerëzore ku kishte të ngjashëm veç veten. Edhe kur e shanin edhe kur e lavdëronin qëndronte indiferent si një orakull. Ishte tepër larg për të qënë tokësor Frederik Rreshpja, lirik-pikëllimi kozmik i shekullit shqiptar…
Pasioni i verbër për të lartësuar ose poshtëruar një individ në histori a në të përditshmen që na ka zënë këmbët, nuk është tjetër veçse ligësi. E këtë ligësi e kemi ne shqiptarët si një cilësor negativ që shfaqet me bollëk jo vetem në ditët tona por me rrënjë në kohë…sepse kërkojmë patjetër idhuj e këta idhuj( qofshin edhe pa krena) duhet të jenë patjetër kristal, përkundër kësaj antiidhujt duhet të jenë patjetër të përzhgryem e të përbaltun çfarë trishtueshëm të kujtojnë kohën e përçudnueme të luftës së klasave edhe në art.
E para se ta bëjmë në mënyrë sfidante me Kadarenë e kemi bërë me të tjerë, me Gjergj Fishtën, Ernest Koliqin, Martin Camajn, Bilal Xhaferrin, Frederik Rreshpen, Kasëm Trebeshinën, Jorgo Bllacin. Dhe nuk ka nevojë të themi se kush janë ata që kanë bërë këtë zullum letraroideologjik klasor se dihet, siç dihet proverbi "Mos shurro në det se ta sjell kripa në gjellë". Mirëpo kurrkush në këto trojet tona etnike nuk mësoi nga ky proverb ndaj vazhdojmë të hamë në gjellë kripën e vetpërmjerjës sonë kombëtare. Ti thuash aksh shkrimtari çka qënë dhe çfarë është për kulturën shqiptare e Shqipërinë, me të mira e të këqija që ka, le ti thuhet, por, kursesi për ta denigruar, as atë, por as dhe ata që nuk e pelqejnë si shkrimtar. Ashtu si nuk mund të imponohet shija, nuk mund të imponohet autoriteti i një shkrimtari as për mirë as për keq. Letërsia është një pyll hyjnor me të gjitha llojet e drurëve ku pronar është vetem Zoti që e ka krijuar njerëzimin.Tjetër patriark në letërsi nuk ka. Të gjitha modelet e rrymat janë kalimtare. Në çdo të neserme lind një tjetër ditë paçka se prej të njëjtit diell.
Kur hyn pasioni e tifozllëku, në mënyrë të padyshimtë nuk flitet më për vlera e për letërsi por për egoizëm e imponim shijesh vetjake. Në fjalë të fundit nuk ka nevojë të themi përditë se Korabi është një mal i lartë sepse kujt do tia mbushim mëndjen për këtë. Kushdo që ka sy e sheh malin. Mirëpo ka nga ata që, ndërkohë që ngelën me gishtin tregues në Korab, nuk duan ta dinë fare se ka edhe male të tjerë veç malit të tyre, ta zemë se ka Shkelzen, Maranai, Dajt apo Cukal. E kështu rrekemi si qenushi pas bishtit te vet që e ndjek pas si hije.
Pa bërë kurrfarë karrshillëku autorësh apo preferencash, por thjeshtë për vlera poetike, sa i përket shijeve të mia( që nuk besoj se janë vetëm të mijat) një Nobel shqiptar është Frederik Rreshpja, një poet brilant, të cilit nuk i afrohet asnjë poet tjetër për nga origjinaliteti, forca emocionante, përsosmëria e figuracionit poetik, imazhi që krijon në vargjet e tij që të drithërojnë. Mirëpo kush u kujtua në të gjallë të thojë Nobel për Frederik Rreshpen? A te paktën atë Nobelin tonë kombëtar "Pena e Artë" që është katandisur në çmim për të vdekurit, a e thënë ndryshe "Pena e Artë e Varrezave". Se ja, pas Martin Camajt, vitin që shkoi ju dha "Pena e Artë" edhe Ernest Koliqit, një shkrimtar i madh, i vdekur edhe ky, kur ende kishim një poet të gjallë, një lirik që tepër rallë lind në truallin e letersisë, Frederik Rreshpen, që ishte e mbetet në mënyrë të padyshimtë liriku me i madh i letersisë shqipe bashkohore, pikëllimi kozmik shqiptar i shekullin të 20. A nuk duhet ta ndjente ai nderimin e respektin për talentin e jashtëzakonshëm e punën e tij të mbinatyrshme me poezinë, sepse ai u shkri për artin poetik? Kaq të pasur jemi sa ta braktisinim "Në vetmi" një gjeni të lirikës shqiptare?
Ndoshta vitin tjetër do ti japin "Penen e Artë" Frederik Rreshpes, do të shkojnë e me përgjërim do tia vendosin mbi varr , aty në Rrmajin e Shkodrës ku flenë edhe Kol Idromeno, Hil Mosi e plot burra të shquar të kombit shqiptar. Por çfarë vlere ka. Shkrimtarit i duhet respekti, mirënjohja e për më tepër sadisfaksioni në të gjallë e jo "vdis pa të dua", një mizerabilitet moral shqiptar që i shtohet mizerabiliteteve të tjera të jetës së përditëshme ku poetët e mëdhej që nderojnë kombin, lihen të vdesin në harrim e në skamje të paimagjinueshme në fillimet e shekullit 21.
Le te pyetet fundja Presidentin shqiptar, si darovitës kombëtar i titujve e ndereve që është, se kush më shumë se Frederik Rreshpja ishte "Mjeshter i madh ", titull ky që është vendosur në shumë gjokse artistësh të harruar që në të gjallë, sepse veprat e tyre nuk kanë jehonë dhe as atë kualitet që të imponohet në qarqet letrare e artistike?
A ka poet lirik në Shqipërinë e djeshme apo të sotme të ketë punuar me aq ngulm vargjet e figurat poetike si Frederik Rreshpja. Deri në frymën e fundit mbi lirikat perlë të letersisë. Ai vertet ishte mjeshtri i madh e i pakrahasueshëm i lirikës shqiptare që e ngrysi jetën krejt i abandonuar nga një shtet e nga një qeveri që ka ministër kulture një riosh që nuk dihet për çfarë merita është në krye të atij dikasteri, përjashto militantizmin politik.
Është koiçidencë historike që Frederik Rreshpja ka kaluar fëmijërinë, rininë, pjesën më të madhe të jetës e ka vdekur aty në shtëpinë e Hil Mosit, fare pranë ndertesës ku ka jetuar e ka vdekur edhe i madhi Kolë Idromeno, aty ku ka baritur Motra Tone, që para se të ishte pikturë ishte njeri, çfarë ne shpesh e harrojmë. Në atë rrugë pra me emrin e vjeter Gjuhadol, që para të gjithëve, ka krenarinë të shkruajë me gërma të arta emrat e tyre, sepse janë bijtë e saj, ajo i rriti e i mëkoi me dashurinë për tokën, për njerëzit. Ata janë kurora me luleshegë që kjo lagje ja vë në ballë Shkodrës por edhe Shqipërisë, Kosovës dhe më gjërë.
Frederiku ka qënë e mbetet një poet i madh...por në jetë ka qënë plangprishës po aq i madh i vetvetes, veç kurrë i të tjerëve sepse pavarësisht një nihilizmi të lehtë në të shprehur, ai kurrë nuk kishte zemërligësi. Ai të fliste siç të flet pasqyra para portretit tënd... Qëkur e kam njohur në vitin 1969 ashtu ka qënë, një grusht njeri që jetonte i zhytur në fantazi dhe kurrë nuk arriti të orjentohet në realitet. Një njeri me të cilin shetisnim mbrëmjeve në Fush Çelë bashkë me Tonin Shtjefnin, Alfred Çapalikun, Dodë Kacaj e letrarë të tjerë të asaj kohe por, Fredi me ne ish edhe nuk ish. Bariste mbremjeve në bulevard me shikim të përhumbur në fytyra njerëzish, ndoshta për të dalluar Lorën e tij inegzistente që edhe ajo banonte nëpër fantazinë rreshpiane në rrugen Gjuhadol. Frederiku hidhte ndonjë fjalë e gjëndej diku tjetër. Shprehjet i kishte të mënçura por të ftohta si hej akulli me majë të mprehtë, që nuk të thernin por të preknin ftohte, në zero gradë, ku pika e ngrirje - shkrirjes afrohen deri në mosdukje.
Shkruanim edhe ne asokohe, po ku Fredi e ku ne. Që nga Dajçi i Bregut të Bunës, ku punonte në një zyrë, kishin nisur të bulëzonin lirikat e para krejt ndryshe prej poezive të kohës. Ato ishin plot figura e imagjinatë, e kur i lexoje, ndjeje një pikëllim të lehtë në shpirt. Sikur të ishin parandjenja të zymtësive që do ta mbulonin qiellin rreshpjan me zogj shiu, të pa fole, e që iknin të mardhur pa kahje.
Kur Tonin Shtjefni nje mbremje i tha qe të më uronte se kisha botuar një tregim tek "Zëri i rinisë", Fredi u kthye nga ne të dy e tha: Ju shkruani për tu dukur, për tu thënë të tjerve se diç jeni...
Ra heshtja se nuk e prisnim këtë shperthim të Fredit që, kur e ndjeu se e kish shkelur disi, me dashamirësi më tha: A e ke lexuar Ernest Koliqin? I thashë që jo. Atëherë ngriti disi zërin që të dëgjonim të dy, " Kush nuk e ka lexuar "Tregtar flamujsh" kot që shkruan tregime". E tha prerë, pa kurrfarë hezitimi e pa kurrfarë droje.
Si kaluan ca çaste, i u afrova e me zë të ulet i thashë se nuk kisha ku ti gjeja tregimet e Koliqit. Ai më tha se e kishte atë liber e do te ma jepte, por kur erdhi koha për tu ndarë, aty nga ora dhjetë e natës , pranë shtëpisë së tij në Gjuhadol më tha se nuk do të ma jepte, se nuk e kishte, se...
Edhe nderhyrja e Toninit nuk bëri punë. Guaska që fshihte margaritarin e shpirtit të tij papritur u mbyll. Seç ndjeu, seç mendoi, ndoshta se të shperndaje Koliqin në atë kohë ishte rrezik, rrezik për atë që e jepte por rrezik edhe për atë që e merrte. Megjithë lutjen time, se do ta lexoja tërë natën dhe të nesermen në mëngjez( i kishin shtepiat pranë) do tia sillja kur të shkoja në punë, nuk qe e mundur. U ndamë për tu takuar në mbremjet e tjera, në ato ecjaket në Bulevardin e Shkodrës ku gjithmonë imazhi i Frederik Reshpes do të ëndet pafundësisht si ai i Kolë Idromenos, e gjithnjë nën shoqërinë e Lorës së tij që herë herë merr trajtat e fytyrës së Motres Tone, e vdekur në moshë të re dhe e dënuar me pavdeksi edhe ajo.
Jo shumë kohë më pas do ta sillte rasti të punonim në të njëjtën ndermarrje. Frederikun e caktuan të punonte në Kombinatin e Drurit në Shkodër në Vatrën e Kulturës bashkë me Xhemal Uruçin ndërsa unë në sheshin e stivimit në breg të lumit të Kirit, ku e ftohta të hynte në palcë. Gjëndësha shpesh herë tek salla e tyre në ditët e ftohta të dimrit, sepse aty ishte vendosur një sobë ku ngroheshim por edhe theknim bukën. Shoqëria me Frederikun ishte një mundësi për ta ndjerë letersinë pranë, sepse vizionet e tij e tejkalonin literaturen e asaj kohe e për të cilën ai nuk ngurronte të shprehej skeptik.
Pastaj do të ikte në terren, në hidroçentralin që po ndërtohej fare pranë Shkodrës ku shkroi një roman, i cili ishte ndryshe nga letërsia e kohës por që nuk bëri jehonë. Pompat e Lidhjes së Shkrimtarëve punonin për të tjerë e jo per Frederik Rreshpen megjithë suksesin që kishte patur vëllimi "Rapsodi shqiptare" dhe poema e tij "Topi fushor" ishte futur në antologjinë e letërsisë për shkollat e mesme.
Ndërkohe kishin nisur të shfaqen ambicje e ligësi nga një grup shkrimtarësh të partishëm deri në kockë në degën e lidhjes në Shkodër që drejtohej nga Vehbi Bala. Ato do të dilnin hapur kur në familjen Reshpja ndodhi një fatkeqësi e rëndë. Mark Kovaçi, dhëndrri i shtëpisë, që ishte martuar me motren e Frederikut, punonte në Ministrinë e Mbrojtjes. Nën presion të jashtëzakonshëm, se kishte përkthyer literaturë ruse ( pra të armikut) nuk i lanë rrugëdalje tjetër veç vetvrasjes. E në vazhdën e kerkimeve në arkivat e ministrisë, u gjend emri i Fredit si përkthyes i një broshure ushtarake për përdorim të brëndshëm. Kaq desh Lidhzezona e Shkrimtarëve. Frederik Rreshpja e pa vehten nën gishtin tregues të shkrimtarëve të partishëm, të cilët e shënuan si një armik në një mbledhje të jashtëzakonëshme enkas për atë. Frederiku u gjënd në fatin tragjik të Bilal Xhaferrit por disi ndryshe. Bilali gjeti një shteg për të shpëtuar jetën, ndersa Fredin vazhdonte të jetonte ankthshëm në një mjedis ku e përgjonin në çdo hap.
Në Shkodër nuk patën mundësi të gjenin materiale akuzuese hafijet e sigurimit, sepse shkodranët më së shumti kanë qënë gojkyçur, madje edhe atëherë kur nuk e kanë dashur një njeri nuk e kane denoncuar veç në raste të ralla. Mirëpo pranë Shkodrës është Lezha. Atje kish nisur të dilte një grup letrarësh të sukseseshëm të quajtur "shkolla lezhjane" e cila kishte rrokur vëmëndjen edhe të Fredit që i pelqente fryma e re. Mirëpo pikërisht në restorantin"Lisus" të Lezhës, u gatua çorba e shtrigave te sigurimit . Sipas akuzave të prokurorit në gjyq, kish thënë Frederiku:
"Ju jeni poetë, ç'më lexoni vepren e 19( të Enver Hoxhës)?"
"Po çfarë të lexojmë, shkrimtarin K...?!"- i qenë përgjigjur.
"Jo" - u kish prerë fjalën Fredi, - se ai është shkrimtar oborri..."
Kësaj radhe Frederik Reshpja nuk kish arritur të mbyllte guaskat ku fshihej margaritari i shpirtit te tij. Si gjithmonë i pastër e i sinqertë, ndërkohë që tek ai lexohej gjithçka, vetë nuk arriti të lexonte çfarë fshihej në sytë e të tjerëve apo të atyre që e përgjonin në çdo skutë. Edhe pse poeti lezhian i thirrur si deshmitar ne gjyq e mohoj ti kishte dëgjuar ato fjalë nga goja e Frederik Rreshpës, trupi gjykues dha vendimin drastik në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal komunist, agjitacion e propogandë kundër pushtetit popullor. U përcaktua tragjikisht fati i poetit të talentuar Frederik Rreshpja.. U shkërmoq e ardhmja e tij. Ishte koha kur realizmi socialist i kishte konsoliduar figurat e shahut e nuk lejonte kurrfarë autori, jo më të dilte mbi to por, as tu afrohej. Ndaj nuk i bëntë më punë Frederik Reshpes talenti, as shkrimi që kishte botuar në "Zërin e popullit" ku i thurte hymne romanit "Kështjella", nuk i bënte punë as dhe fakti që vëllai i tij Keli, ishte komunist dhe një nga drejtorët më të suksesshëm të ndermarrjeve të Shkodrës, as fakti se ishte trupvogël e shëndetlig, i pakët e i brishtë për tu mëshiruar e jo më për të bërë burg.
U hap varri i jetës për poetin. Ai varr për së gjalli e kish emrin Spaç e atje ishin edhe Zyhdi Morava, Visar Zhiti e të tjerë. Ja mohuan lapsin e letrën e i dhanë leje të kishte me vehte veç një tas, që më pas do tia linte në burg Miho Gjinit, sepse i kishte ardhur dita te dilte e te merrte ajrin e burgut tjetër që quhej jetë civile, ndaj mendonte se s'do ti duhej me. Por poeti gaboi në atë gjykim. Nuk do të shkonte gjatë e serisht Fredin me tupin e imët e të pafuqishëm e nisën për burg. Kësaj radhe sebepi u gjet në Durrës, për tia shkatrruar kështu jetën përfundimisht, e ky kalvar derisa erdhi liria konfuze për të gjithë...që ngjalli sido kudo shpresë edhe tek Frederik Rreshpja.
Në lirinë që erdhi pas përmbysjes së diktaturës, e mori jetën me vrull e plot shpresa, si një zog që ka qënë i dënuar të rrojë në kafaz shumë gjatë e më pa, kur i hapin kuvlinë, ai u jep krahëve, fluturon lart në qiell e bie pa frymë i vdekur… Kështu do të ndodhte dhe me poetin.
A ishte Frederiku një zog shiu...A ishte Frederik Reshpja një metaforë marramëndese e braktisur. A ishte ai sinonim i poezisë që është lënë të vdesë. A ishte ai një bard që na kujtonte se shpirti ka diçka më të madhërishme se trupi. A ishte ai një bohem endacak, që ëndej në ndërgjegjen e pavrarë të këtij shteti, në mjerimin shpirtëror të këtij populli, i lënë në harresë prej vetvetes dhe prej të tjerëve.
Gjithçmos mund të ishte Frederik Reshpja, ndaj kur e takova pas shumë vitesh, pas burgut të tij të gjatë, pas fatbisnesit të shkurtër qe i solli një pasuri të madhe që më shumë ja grryen të tjerët se sa e shpërdoroi vetë, më erdhi turp nga vetja kur pashë të ishte katandisur, mo zot ma keq. Një margaritar i mbuluar nga baltrat e kohës pa kohë që jetojmë. Një gjeni fatkeq si Prometeu. Njëri i kish dhënë njerëzve zjarrin e vertetë, ndersa tjetri zjarrin e shpirtit e thellesinë e ndjenjave.
Me rroba të vjetra, me atë kapelën që kurrë nuk e hoqi nga koka( Moj kapelja ime e vjetër), sandale të shqyera ku dilnin gishtërinjt e enjtur e të nxirë nga plagët, një tmerr... "Ave, nëna ime!", më dukej se dëgjoja në Sheshin Skenderbej, në shkallët e gurta përskaj Bibliotekës Kombëtare.
Isha me një grup shkrimtarësh të cilët e shihnin me bisht të syrit...për të mos thënë me bezdi. O zot e njëjta gjë si këtu e 30 vjet më parë kur e tregonin me gisht.
I thashë a më kujton. Po, më tha. Kemi bërë një faqe në internet për ty, shtova plot admirim për poezitë e tij. E di me tha, të faleminderit. E ka bërë Arben Çokaj, i thashë, shkodran edhe ky, që jeton në Gjermani. Po, ma ktheu, por ti i ke mbledhur e ja ke dërguar atij.
Nuk mund të thoje kurrë se kishte probleme me kujtesën, përhumbjen apo mjegullsinë e tretjen në një botë irreale. Ishte krejt i kthjelltë, veç fanitej si një diell i trishtë në një pikëllim kozmik.
E ftova për kafe, aq më tepër se ishim nisur për në kafenen aty në sheshin e pasëm të Pallatit të Kultures me atë grup shkrimtarësh. Frederiku u mpi. Më pa me ata sytë e tij, krejt të pangjashëm me sy të tjerë, e që mua më bëheshin si sytë e një kaprolli, sy të lëngështuar nga lotët e heshtjes dhe mundimit për të mos folur me fjalë por me veshtrim.
E njihja Fredin që në rini të tij. E kuptoja çfarë do të thoshte ai vështrim gjysëm lutës për të mos ardhur. Mesaduket as ai nuk dëshëronte të rrinte me ata shkrimtarët e Tiranës por as dhe shkrimtarët nuk e deshën praninë e tij, një bohemi gjeni, lirikat e të cilit sfidonin tërë krijimtarinë bajate pseudopoetike të gjysëm shekullit që shkoi. Fredi mesa dukej e ndjente veten më lirshëm me njerëz të thjeshtë që nuk e dinin se kush ishte e me të cilët rrëkëllente ndonjë gotë pa teklif.
I kërkova adresën se ku flinte, në çfarë hoteli...Desha ta takoj në veçanti ... U rrek duke thënë se nuk ka një hotel të caktuar, por ...do shihemi...
E pashë të ikte ashtu si dhëmbje e një shekulli, një shelg lotues në lëvizje, pashë të ikte me atë kostumin e vjetër prej endacaku, lirikun më të madh të poezisë bashkëkohore shqipe....Të ikte pa kthim, sepse nuk do ta shihja më kurrë në këtë botë...
E më dukej si të ishte jo njeri por metaforë, si të ishte vetë poezia shqipe e shqyer e grisur prej kohës absurde në të cilën arti mbijeton si handikap e jo dhunti njerëzore...
Dikush mund të hamendsojë se ky shkrim me titull të pazakontë "Nobël për së vdekuri" i bën karrshillëk dëshirës popullore për të parë nën triumfin e Nobelit një shkrimtar tjetër. Jo kurrrësesi për atë Zot, nuk është fjala ti hiqen vlerat të gjallëve e tu ipet të vdekurve (siç u bë me Koliqin duke mohuar Rreshpen) por, të mos i privohet krijuesit sadisfaksionin sa kohë që është gjallë. Dhënia titujve të lartë të vdekurve është vetëm plotësim i egoizmit tonë, sarkazma e të gjallëve me të vdekurit, a ndryshe, ta ngresh në qiell nga varri, pasi ta kesh pështyrë një jetë për së gjalli.
Në këtë kuptim "Pena e Artë" apo "Mjeshtër i madh" i Punës a Mospunës a çdo teneqe tjetër presidenciale me të cilat laurohen artistët, dhënë për së vdekuri Frederik Rreshpës, (nëse dikush do të kujtohet për këtë), nuk do të jetë veç një cinizëm i stërholluar i atyre që gëzojnë pushtet e privilegje, por nuk kanë në shpirt kurrfarë ndjesie njerëzore, përkundër faktit që poeti lirik Frederik Reshpja kishte në shpirtin e tij të madh, një dashuri mitike mpleksur me një një pikëllim hyjnor, jo vetem per fatin e tij për edhe për cilindo njeri vogëlith që e ndjente vehten herë zot e herë rob. Rreshpja, poeti i madh, e mbylli jetën në Shkoder loce me 17 shkurt 2006, e jo në azil siç e dramatizojnë gazetat, kish pranë njerzit e afërt të familjes shkodrane Rreshpja, e jo i braktisur e i harruar siç fantazojnë, por veç në një gjë kanë të drejtë, vdiq pa një dyshkë, vdiq në fatin e De Radës dhe Serembes, si njeriu më i varfër i kësaj toke, të cilën ai e veshi me ar, argjend e fildish metaforik prej shpirtit të tij...Poezisë shqipe i dha atë frymë atë shkelqim që nuk e kishte të paktën prej një gjysëm shekulli.
Nobel për së vdekuri për Frederik Rreshpen?...Pena e Artë a diç tjetër?!... Ah, jo për atë Zot!….Për kësisoj xhinglash kanë nevojë veç të gjallët. Për kurrëfarë laure, tituj apo dekoracione presidenciale nuk ka më nevojë pas vdekjes një lirik i madh si ai. Ashtu siç nuk ka nevojë për tituj mjeshtri i vargut Ndre Mjeda për të qënë Mjeda i madh që njohim në letersinë shqipe.
Frederik Rreshpja nuk ka nevojë për asgjë veç emrit te vet shkruar mbi libra e skalitur mbi gurin e varrit…madje edhe varri në humbtë nga mungesa e përkujdesjeve njerëzore, kurrgjë nuk pëson shkelqimi i atij, që në të gjallë shfaqej si një diell pikëllimi në perëndim, e në të vdekur një diell në një rilindje të madhërishme, sepse… / rri kyçur në gur zemra ime /njëmijë vjet dhe dymijë vjet./...sepse që nga Homeri e më pas, kurrë nuk ka vdekur poezia.
Boston, shkurt 2006

Poezi nga FREDERIK RRESHPJA
TORS
Dil nga mbretëria e gurit!
Kam kaq kohë që trokas tek mermerët.
Njëmijë vjet dhe dymijë vjet.
Jemi puthur nëpër iliadhet e vjetra
Kur lires i binin homerët.
O hënë e shiut, e verbëra madhështore!
Bëjë një iliadë për mua
Kur të rrëzohet edhe Troja e fundit.
Rri kyçur në gur zemra ime
Njemijë vjet dhe dymijë vjet.
DASHURI E HUMBUR
Dola nga guernika e kësaj nate
I vrarë egërsisht,
Kali i zi i pikëllimit
Në shtegun e vjetër më priste.
Kali i zi i pikëllimit ç’më rrëzoi
Dhe rashë si në ballada;
Gdhendur në gravurat e vjetra,
Përmbys mbi shqytin e natës.
I vrarë nga një pranverë e kotë,
Braktisur nga bota e tërë,
Vetëm kali i zi i pikëllimit vjen rrotull
Dhe qan për të zotin e vjetër.
ARLEKINËT
Ikën arlekinët e trembur nën çatinë e përrallës
Kur putha për herë të parë.
Qau vajza e vogël: por kushedi
Ndofta qante fëminia. Në kopsht
Nga dritarja e përrallës, arlekinët
Vështronin të trishtuar, tërë lotë.
Nuk desha t’i tremb arlekinët e mirë,
Nuk desha por nuk bëj ndryshe
Si nën çdo mollë, bile nën çdo dru
Kurdoherë një eve më priste.
QIELLI I DJALËRISË
Qielli i djalërisë në sqep të një zogu
Ra mbi korijen me përralla;
Nga kashta e kumtrit bie dhe bie
Tërfili i artë i qiejve.
Këmbanat e yjeve lëkunden me hare
Prerë nga hëna e majit.
Qielli i djalërisë në sqep të një zogu
U zhduk pas portës së ylberëve.
Zhduket pas portës së ngjyrave djalëria
Dhe mua trishtimi më mbulon
Nën një hënë që nuk di të buzëqeshë,
Në një botë që nuk më kupton.
POETI NË SHKRETIRË
Absurditetet pa asnjë mesazh për TV-të e botës.
Rallë ndonjë re, arratisur nga kopeja e reve
Ikën e hutuar nga peisazhi arabik.
Ai rri aty me kokën në duart e shkretirës.
U bën me dorë avionëve.
Pret një dallëndyshe që s’ka për të ardhur kurrë.
KËNGË LAHUTE
Më zuri gjumi i balladave
Dalin etërit pleq në prag të rapsodive
Dhe natë e ditë një zog më rri te kryet.
O ti zogu i zi i amanetit,
Për ku vrapon të bësh shi, o zog?
Dy-tre shira ranë e u bë dimër,
Dy-tre net u deshëm dhe u harruam.
Do të ngrihem e do të marr dynjanë
Por gjumi i balladave nuk më le.
Dy-tre shira ranë e u bë dimër,
Dy-tre net u deshëm dhe u grindëm.
UL KOKËN I LODHUR
Më thërret një mjegull ulur diku
Mbi korijen e fjetur që premton mars
Dhe pikëllimi i dëbores me gjuj te burimi.
Mbrëmja rend drejt qiellit
Hëna rend drejt një shtëpie reshë.
O akuarel i lëvizshëm! Ti mua më thërret
Por më erdhi tepër vonë thirrja jote.
Koka ime e pabindur tek një alarm gjethesh
Që hedh përsipër dy grushta nate
MUZIKË NË LËVIZJE
Çiftet përqafuar në shkallaret e shesheve,
Si akrepat e orës në çast të tingëllimit,
Nëse një ditë ndahen, nëse një natë s’shihen?
Bëhen fotografë të verbër në qytet,
S’mbështeten asnjëherë mbi shkopin e urrejtjes,
Armiq të mirë mbesin.
Muzikë në lëvizje është puthja pa u fshehur.
CAKU
Të vdekurve u veshin këpucë të reja,
Se duhet të shkelin në udhë pa krye,
Mirazh shkretëtire në rendje pa fund,
Pa semaforë e vija të bardha e shtylla,
Pa policë trafiku e manekinë mode,
Pa kalimtarë në sens të kundërt si duna,
Për gjetjen e orës, adresës së saktë.
Mbi kalldrëme shtruar me gurë sizifi
Trokasin shojet e ngrëna si patkoj kuajsh,
Ciasin gomat si në përplasje veturash,
Thyhet njëqind copash pasqyra e lustrës.
O sa këpucë të reja u shitën sivjet!
Ata shqiptojnë një fjalë ndërkombëtare,
Non stop-in rraskapitës me theks modern,
Në maloren si thikë, pa ndalesa biblike,
Pa pemë, pa zogj lajmëtarë si dekor.
Poshtë lart majtas djathtas para mbrapa - qiell,
Me engjëj merramendës, me djaj rrëshqitës,
Sipas rregullave të qarkullimit të Dantes.
Shohin dyzimin e tyre mbi pluhur këpucësh
Që tingëllojnë si një kor antik në boshllëk,
Gjersa lëkura çahet, këmba rri zbathur.
I largët është caku të mbërrihet tek Zoti,
Me labirinthin e shpresës vetvetiu hapur.
QIEJ MERMERI
Qiej mermeri
pa peshë,
dallëndyshe kundër rrymës
pa mbërritje.
Pleq ripërtypës kujtimesh
pa tym,
Aerobi pemësh bri rrugëve
pa erë.
E bardha bëhet e kaltër,
E zeza mbetet pa bojë.
Zaret janë hedhur,
Jeta është lojë.
Pikat e shiut, lotë virgjëreshe,
Prishen në shtratin e lumit,
Avullojnë të mistershme,
Si britma pa dënesë.
E bardha ngjyhet me të kuqe,
E zeza ndërron bojë.
Në kurthin e ditës,
Jeta është lojë.
NJERËZIT E GURIT
Vidheshin me gjethe, u lulëzonin brinjët,
Zbutnin gjithandej gratë e egra,
Shpiknin vegla pune me majë, rrumbullak,
Nuk njihin sistem numërimi për fëmijët,
Shpellat i thellonin me britma pasioni,
Përjetonin vdekjen sipas tyre
Dhe sosnin në skulptura naive.
KTHIM NË VENDLINDJE
Ja u ktheva përsëri në Shkodrën e mbretërve
ngritur gurë-gurë
mbi supet lakuriq të një gruaje
nga vëllezërit tradhëtarë.
Mbi degët e shirave këndojnë zogjtë
Nën pemën e madhe të mesditës
Gjethe të verdha bien mbi shpirtin tim.
Pastaj,
unë i hedh drejt qiellit për të bërë një vjeshtë
Ah, kur ishim të rinj dhe të bukur
Nuk na vajti mendja kurrë të bënim një vjeshtë
Por ti tani nuk je më...
Tani
ti je në fillim të stinëve
Ndaj nuk më intereson loja e ajrit dhe e diellit
Që ngrihet mbi re si mbi një sofër paganësh.
Shfaqen
në muzg trëndafilat e thurur me diell
Ah tani edhe trëndafilat na kujtojnë kamionët me djemtë e vrarë
sa të bukur dhe të rinj ishin o Zot!
Mirupafshim o djem në një planet pa diktaturë
Në ajër
shfaqen patriarkët e poezisë shqipe
Bogdani, Fishta, Mjeda dhe Migjeni
Etërit e mij sillen në ajër se varret ua kanë thyer.
Tani edhe mermeri i zërit tim është i thyer
Tani që erdhi mbrëmja
statuja e nates troket në dritaren e vjetër xhamthyer.
***
VDEKJA E LORËS
Rri në muzg sikur të janë rrëzuar kohërat përsipër,
gati për përjetësi.
Nuk më flet. I ke premtuar vdekjes, e kuptoj.
Por ti në këtë botë erdhe për mua, jo për qiejt.
Kemi qenë përherë bashkë, që të rinj,
Dhe tani më le!
Mua më trishtojnë stinët. Ti e ke ditur,
dhe me botën më ndan një udhë me kilometra vetmi
Kemi thënë gjëra që s'kanë për t'u kuptuar kurrë.
Kemi ecur në tërë shekujt, para piramidave,
emrat tanë kanë qenë gdhendur
edhe kur nuk kishim shkëmbinj.
Por këto s'kanë për t'u kuptuar kurrë.
Si ungjijtë.
Të dy kemi qenë gjithmonë të bukur, por ti tani
Je akoma më e bukur, kështu me pak vdekje në sy.
7 mars 2005
DJEMTË E RRUGICËS DHE PLAKU
Ku janë djemtë e rrugicës së vjetër?
Pyesin rrugët dhe lagjet fqinje.
Ku është zhurma e lodrave të verës?
Në pluhur vetëm gjurmët e tyre.
Të bukurit dhe të mirët djemtë,
Të shkathtit, të pandalshmit ku ikën?
Një zë, nga pragu i ngurtë i derës,
Njërëzve u thirri: - Djemtë u rritën!
Lule-vilet vareshin mbi derë
Dhe e ndritnin plakun si fererë.
- Secili djalë braktis murishtën,
Të gjejë të panjohurën e vet,
O njerëz të mirë, pas shumë vitesh
Rrugica do të krenohet me djemtë.
Shpejt erdhi rritja e djemve,
Do të vijnë te na shohin përsëri
Dhe do të sjellin me vete,
Vajzat që kanë marrë me dashuri!
Plaku. Lule vilet mbi derë.
Në zemrat e njerëzve, djemtë.
LIRIKË INTIME
Eja, mbështetemi te pema
Në vetminë e saj prej druri,
Te stoli të ulemi, eja
Në vetminë e tij prej guri.
Nën të njëjtin yll jemi ndeshur
A mund të rrimë pra të ndarë,
Si stoli me trungun e heshtur,
Mbjellë shumë vite më parë?
Në flakë vetëtime pashë
Ovalen dridhëse të buzëve
Dhe si një magji poshtë saj,
Gjithçka që në jetë më duhej.
Pastaj gjëmimin, unë ndjeva
Rininë tënde të përkulej,
Në çast u hepova si dega
Dhe gjeta gjithçka që më duhej.
SIMBIOZË
Dy gjysma jete nuk bëjnë një jetë,
As pjesëtuar nën kryqin e dhimbjes,
As shumëzuar në iksin e shpresës,
Të mbledhura me vetveten e mjerë,
Të zbritura nga maja rrokaqiejsh.
Njeriu ngjyron si pylli në vjeshtë,
Dy gjysma jete nuk bëjnë një jetë.
KARNAVALET
Ditën e karnavaleve të botës
Maska gjithëfarësh, nën ritëm prej shiu,
Luajnë kuplete me fund gazmor,
Kafshë imitojnë, insekte xhunglash,
Asimetrikisht bëjnë pirueta,
Për të harrur maskat e vërteta.
TAKIM ME VINÇENS PRENNUSHIN
In memoriam
"Un jam i Zotit! Qiellin a mund ma pritsh?"
Gegnishtja e ndalun jehonte ilirisht
Dhe kumti flatroi mes yjesh pa u fikun,
Mbas çastit vdektarë sa shpejt kishte rilindun.
Të vinte era lule, i veshun me gjeth,
Shejtnisht përmbi krye të shndriste nji rreth,
Në kohën e amshimit nuk ishe dikushi,
Por ambëlsia vetë, Poeti Prennushi.
STINA E GËZUAR
Si frynin erërat e stinës ashtu mbrëmë,
Sikur pranvera jepte koncert me tre violinistët
e muajve të saj,
Në sheshet e rrugëve dhe periferitë.
Si endeshin të dashurit nën ombrellat gazmore,
Dy nga dy
Dhe shpërndaheshin mes blerimit nën ritmin
e shiut.
Të gjitha këto ndodhën mbrëmë,
Kur të prisja ndanë një BAR-i
Dhe emrin ta gdhendja në avujt e xhamit.
PËRGJITHMONË
O ajr i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri.
Kur të mbyllen sytë e mi, nuk do të ketë më det
Dhe varkat e lotëve kanë për të ngecur në stere.
Shkoj dhe shirat po i lë të kyçura
Por do të kthehem përsëri në çdo stinë që të dua.
Unë kam qenë trishtimi i botës.
O ajr i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri.
AVE, NËNA IME!
Rri në shi. Kjo është e vetmja gjë që dua.
Ç'është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
Kështu kam dëgjuar zërin e shiut
Një ditë vere rrëzë lisit plak
Te porta lënë hapur për zogjtë.
Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
se tërë shirat e botës binin për mua
po tani që kanë kaluar kaq shumë vite
e di se s'ka asnjë kuptim që bie shi
Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri
nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin
Ave, nëna ime!
Vetëm tek ti kam besuar
Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen! 
MOTRA TONE e Kole Idromenos
UOLLT UITMAN

UOLLT UITMAN
Walter Whitman (31 maj 1819-26 mars 1892) cilësohet poeti lirik i demokracisë amerikane, një nga poetët më të lexuar të letërsisë amerikan .
Fije Bari është kryevepra e Uitmanit. Kjo përmbledhje poetike (së pari 12 poema) u botua më 1885 dhe përbën një nga arritjet më të mëdha të letërsisë botërore.
Shqipërimi i parë u botua më 1956 me rastin e festimit ndërkombëtar të 100-vjetorit të publikimit të ''Fije
EPIGRAM
Eja, tha Shpirti im,
Të tilla vargje për Trupin tim të shkruajmë, (se ne jemi një,)
Që kur mbas vdekjes të kthehem padukshëm,
A, larg, larg prej këndej, në sfera të tjera,
Atje me ndonjë grup shoqsh psalme të rinis,
(për dheun e Tokës së pluguar, pemët, erërat, dallgët e trazuara,)
Gjithmonë me një qeshje të gëzuar do qëndroj,
Gjithmonë dhe përgjithmonë vargjet të zotërojnë - porsi, më parë, unë këtu dhe tani,
Duke kënduar për Shpirtin dhe Trupin, ju jap atyre emrin tim,
Walt Whitman
Që kalonte zhurmat dhe gjërat e botës,
Fushat e artit dhe mësimit, kënaqsisë, ndijimit,
Për të mbledhur hijet.
Jo më orën e mëdyshtë as ditën, as pjesë, copë, fut,
Fut para gjithçkaje si dritë për të gjitha dhe këngëprijëse për to,
Atë të hijeve.
Në rritjen, rrotullimin e rrethit,
Në pjekjen dhe shkrirjen në fund, (që sigurish
Hije! Hije!
Në materiale, ndryshime, shkërmoqje, rilidhje,
Dhe atelierët, punishtet hyjnore,
Përdorin hije.
Një grua, burrë, a shtet, i njohur a i panjohur,
E kujtojmë me pasuri të qëndrueshme, fuqi, që bukuri ndërton,
Në të vërtetë ndërton hije.
Krijesë e trillit të një aritisti a studimeve të gjata të dijetarit,
Është grackë luftëtari, martiri, apo heroi,
Të stisë hijen e tij.
(Grimcat grumbullohen, ngjiten, asnjë mendim, ndjenjë, bëmë, s’lihet
jashtë,)
E gjitha e madhe a e vogël mblidhet, shtohet,
Në hijen e saj.
Bazohet në kulmet e lashta, dëgjo, kulmet e reja më të larta,
Nga shkenca dhe modernja ende shtyhen
Nga të vjetrat e të vjetrat nxitje, hijet.
E Amerikës së zënë, gëluese, rrote të ndërlikuar,
Bashkimi dhe veçimi po aty buron,
Hijet e të sotmes.
Tokash të firuara, prej çdo sundimi mbretërish matanë detit,
Pushtonjësis të vjetër, fushatash të vjetra, vozitje detarësh të vjetër,
Hijeve ju bashkohen.
Shtresat e maleve, baltrat, shkëmbinjtë, pemët gjigande,
Kudolindur, kudodergjur, gjatë rrojnë, të shkojnë,
Hijet përjetrrojnë.
Të dukshme përveç mitrës së tyre,
Prirjet rruzulluese të derdhin e derdhin e derdhin,
Të fuqishmen hije-tokë.
(Yjet, turbullimet e tmerrshme të diejve,
shfryjnë, plandosen, mbarojnë, shërbejnë më gjatë a më shkurtër,)
mbyshur vetëm me hije.
Oqeanet e pafund ku lumenjtë zbrazen,
Identitetet e lira të pafundta veçuar, si vështrimi,
E vërteta e realiteteve, hije.
As këto gjithësi, ato gjithësi,
Thonë dhe mbaron, gjithë përjetësia e jetës së jetës,
Hije, hije.
Përtej kqyrjes së mprehtë të teleskopit a spektroskopit tënd, përtej gjithë
Matematikave,
Përtej gjithë kirurgjisë të mjekëve, anatomisë, përtej kimistit me
Kiminë e tij,
Qënësitë e qënësive, hijet.
Gjithmonë do jenë, kanë qënë dhe janë,
Duke fshirë të tashmen në të ardhmen pafund,
Hije, hije, hije.
Do të mbajnë vetvetet, në pikat më të larta,
Do të ndërmjetësojnë në Modernen, Demokraci, shpjegojnë ende atyre
Zotin dhe hijet.
Dhe ti shpirti im,
Gëzueshëm, papushim ushtron, dinjitar,
Dëshira jote bollshëm u ushqye më në fund, përgatitur të takojë,
Shoqt e tu, hijet.
Trupi yt i përhershëm,
Trupin përgjon atje brenda trupit tënd,
Domethënja e vetme e formës së artit tënd, unë reali vetë,
Një imazh, një hije.
Këngët e tua të vërteta s’janë në këngët e tua,
Pa sforcime të veçanta për t’u kënduar, asnjë për të,
Por nga gjithë ç’rezulton, ngrihet prej fundit dhe gëlon,
Një rreth plotrruzullor hije.
PER TE KENDOJ
E ngre të tashmen mbi të shkuarën,
(Si ndonjë pemë shekullore prej rrënjëve të saj, e tashmja mbi të shkuarën,)
Me kohë dhe hapësirë ja zgjeroj dhe shkrij ligjet e pavdekshme,
Ta bëj atë prej tyre dhe ligj në vetvete.
Faktet e vogla të gjegjshme, këto forma, fuqia e lëvizjes,
Insekti a kafsha më e fundit, ndijimet, vështrimi, dashuria,
Hapi i parë e them më trondit dhe kënaq aq shumë,
Kam shkuar vrullshëm dhe vrullshëm dëshiroj të shkoj më tej,
Por ndal dhe sorollatem gjithë kohën të këndoj për të në këngë dalldisëse.
kohë mbas kohe,)
Sa të dashur dhe tmerrues janë ata për botën,
Sa i përshtaten vetes aq shumë sa askujt – çfarë
paradoksi shfaq mosha e tyre,
Si ja u kthejnë njerëzit, ende pa i njohur,
Si ka në të diçka të pamëshirshme me fatin e tyre kohërave,
Si gjithë kohërat keqzgjedhin sendet për miklimin dhe
shpërblimin e tyre,
Dhe si i njëjti çmim i pandryshueshëm duhet ende të paguhet
për të njëjtën blerje të madhe.
(Ej përmes botës, nxitur nga këto këngë,
Duke lundruar qysh tash në çdo tokë, në çdo det,)
Ne nxënësit e vullnetshëm të gjithçkaje, mësuesit e gjithçkaje, dashnorët e
gjithçkaje.
shkojnë,
Dhe kemi thënë, Pse nuk mundet një burrë a një grua të bëjë aq shumë
Sa stinët, të lëngëzojë aq shumë?
Kalojmë përmes Kanadasë, Verilindjes luginës së gjërë
të Misisipit, dhe shteteve Jugorë,
Ne i trajtojmë në kushte të barabarta këdo prej shteteve,
Ne i bëjmë gjyqin vetvetes dhe ftojmë burra dhe gra të dëgjojnë,
Ne i themi vetvetes, Mbaj mend, mos u tremb, ji i çelët, shpalle
trupin dhe shpirtin,
Jeto për pak dhe shko, ji bujar, i përmbajtur, i dlirë,
tërheqës,
Dhe lëngëzimi yt atëhere të të kthehet si ju kthehet stinëve,
Dhe të jetë aq i shumtë sa i stinëve.

SAVANTIZEM
dhe ngroh vezë, gjithmonë me përkushtim
Andej orët, muajt, vitet – andej tregjet, marrveshjet,
ndërmarrjet, bile dhe minuta më e fundit,
Andej jeta e përditshme, fjalimi, enët, politikat, njerëzit,
pronësitë;
Andej ne gjithashtu, unë me fijet dhe këngët, besueshëm, mahnitshëm,
Si një atë tek i ati kur shkon merr me vete fëmijët e tij.
Në gji të tij një anije niset, ka shpalosur gjithë velat, ka hapur bile
dhe velëhënat,
Bajraku fluturon lart teksa ajo shpejton ajo shpejton aq hijerëndë –
ndën valët gariste shtyp përpara,
Ato e rrethojnë anijen me lëvizje rrethuese të shkëlqyeshme dhe
shkumbë.
Shiko, dërgoj në atë vend një komandant, të urtë, trim, të pavdekshëm,
Dhe me të kuaj e këmbësori, dhe radhë me topa,
Dhe topçinj, më vdeksit që shtinë ndonjëherë armë.
(Njëriut, prej kundërshtish bërë,) i përkushtoj Kombësinë,
Lë në të revoltë, (O e drejtë e fshehtë e kryengritjes! O
zjarr i pashuar i domosdoshëm!)
VETEN KENDOJ
Veten këndoj - çdo Njeri të veçantë, të thjeshtë;
Këndoj Fiziologjinë nga koka gjer te thëmbrat;
Jo vetëm fytyra dhe jo vetëm truri qenkan të denjë për muzën
them se gjithë Trupi është më i denjë;
Këndoj Femrën në barazi me Mashkullin.
Jetën pa fund, me dëshira, damarë e fuqi,
Gazmoren - e cila, nën ligjet hyjnore, u gatua për veprat
më të lira,
Këndoj Njeriun e Kohës së Re!
SHTETEVE
U flas Shteteve, a njerit nga ata, a çdo qyteti në Shtetet:
“Kundërshtoni shumë, binduni pak”;
Se bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë;
Prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës
Nuk e fitoi dot përsëri lirinë.
VENDEVE TE HUAJA
Botën e Re,
Dhe të përcaktoni Amerikën e Demokracinë e saj atlete;
Prandaj ju dërgoj vjershat e mia që të shikoni ç’dëshironit.
Whitman ca. 1870. Photo by G. Frank Pearsall Birthplace ca. 2000.Photo by George Mallisme teper per UITMAN ne anglisht:
http://www.kirjasto.sci.fi/wwhitman.htm
EMILY DICKINSON

Emily Dickinson,
ka lindur ne 10 dhjetor 1830 dhe ka vdekur me 15 maj 1886.Eshte nje nga poetet me te shquara te Amerikes por edhe ne bote. Te 1800 poezite e saj jane te njohura por ne te gjalle kishte botuar fare pak.Ajo eshte nga shteti Massachusetts. Poezite e saj jane lirike dhe krejt te vecanta me nje individualitet te spikatur. Shume njohes teletersise mendojne se poezite e Emili Dickensonit kane nje ndikim te madh ne krijimtarine poetike te sotme.
Fusha e betejes
Ata rane si floke debore
Si yje u leshuan mbi toke
Kur papritur tejpertej qershorin
Nje murla me gishtrinj e pershkroi.
Ata u treten ne barin pa rudha
Asnje sy s'e mberriti ate vend,
Por Zoti ne listen e te paanuluareve
Te gjitha fytyrat mund ti mbledh.
Bota nuk eshte nje konkluzion
Bota nuk eshte nje konkluzion
Dikush gjithnje qendroi pertej
I padukshem si muzika
Por pozitiv si tingulli
Ta ben me shenj te vish
Te vish te pengon
Filozofi nuk di
Se fundi, per shkak te nje gjeagjeze
Mendjemprehtesia duhet larguar
Hamendjet le te mbesin enigme per shkollaret
Se per ta zgjidhe gjeagjezen
Burrat kan lindur mosperfilles ndaj gjeneratave.
Dhe kryqezim shfaqin,
Besimi rreshqet
dhe qeshje ka....
Prapseprape gjejne forca ta marrin veten.
Por skuqen ne fytyre perpara te tjereve
Kur guximi nga te therurat e fakteve
I ben te pyesin enetreguesit per rrugen e zotit.
Shume gjeste ne katedrat e kishes
Jehojne aleluja te fuqishme
Por narkotiket nuk e mpijne dot dhembin
qe si brise brin ne shpirt.
Shprese-krijese me flatra
Shprese-krijese me flatra,
Banon ne shpirtin e qete,
Ciceron nje melodi pa fjale
Dhe nuk pushon njehere.
Le te jete e rrepte shtengata,
Me i embel zeri saj!
S'e trazon gje krijesen e vogel
Qe te tjereve u jep kenaqesi.
N'me te ftohtin vis e kam degjuar
Dhe ne detin me te trazuar,
Prej meje gje s'kerkoi.
Ne kurre nuk dime sa lart jemi
Ne kurre nuk dime sa lart jemi
Gjersa te ngrihemi duam vertete,
E atehere, nese i qepeni planit
Lartesia jone qiellin preke.
Shpirti zgjedh
Mbasi zgjedh shoqerine e tij,
shpirti mbyll deren.
Te madheri e tij hyjnore
Me s'hyn njeri.
ANA AHMATOVA
ANNA AHMATOVA
1888-1966KOLEC TRABOINI
(Ana Ahmatova - skice nga Modiliani)
TRI GJERA GJITHSEJT
Tri gjera gjithsejt ai deshi nder vite:
SOZIA IME KREJT MERMER *
Sozia ime krejt mermer
AMANET SHTEPINE E BARDHE
Amanet shtepine e bardhe me kopshtore!
BURRERIA
Mos pyet me tutje se c'short na perket
Ne ditet e tua, te mia.
ASKUSH TANI S'BESON TEK POEZIA *
Askush tani s'beson tek poezia.
BORIS PASTERNAKUT
si zog me pergjigjet jehona
U pre qysh dje nje ze qe s'perseritet
Poezi nga MARINA CVETAJEVA
AHMATOVES
Ti majash ngrin dhe diellin vete-

Amedeo Clemente Modigliani (12 Korrik 1884 – 24 janar 1920) ishte nje artist i madh italian qe praktikonte pikturen dhe skulpturen dhe e zhvilloi karieren me se shumti ne France. Ai vdiq ne moshen 35 vjecare ne Paris nga meningjiti tuberkular i renduar dhe nga perdorimi i alkolit dhe droges..Ai e ka njohur nga afer Ana Ahmatoven dhe i ka bere disa piktura, nder te cilen dhe nje skice nudo ne vitin 1911. Ana Ahmatova ka lene te shkruar memoriet e saj per kete artist te madh, fama e te cilit ashtu si dhe vete Anes u rrit pas vdekjes.
Pendekaltri
MIGJENI
MIGJENI - krijues i poezisë moderne shqiptare
Millosh
Gjergj
Nikolla
-Migjeni
(1911-1938)
Poema e Mjerimit
Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n'ajri, si në qesendi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta
shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese.
Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa,
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s'e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet,
don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet,
atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë
e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis s'ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë,
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë,
mund që t'len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem -
thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
n'fyt për me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt
kur njiqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh,
që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

KONSTANDIN KAVAFIS
KONSTANDIN KAVAFIS
1863-1933
"Jam prej Konstandinopolit me origjine por linda ne Aleksandri, - ne nje shtepi te udhes sherif- i vogel shume ika dhe nje pjese te madhe te femijerise e kalova ne Angli. Mandej e vizitova kete vend i rritur tashme por per nje kohe te shkurter. Ndenjta dhe ne France. Kur isha adoloshent banova per dy vjet ne Kostandinopoli. Ne Greqi u bene shume vjet qe s'kam shkuar. Puna ime e fundit ishte nenpunes ne nje zyre qeveritare e cila varej prej ministrise se Veprave Publike te Egjiptit. Di anglisht, frengjisht dhe pak italisht.
Nga Autobiografia e e K.P. KAVAFIS
ITAKA
Kur te dalesh ne udhen e nisjes per Itake,
uroj vehtes udhe te gjate
plot peripeci, plot dije.
Lestrigoneve e Ciklopeve
te zemeruarit Poisedon mos ju frik,
gjera te tilla ne udhen tende kurr s'do te gjesh,
nese mendimi i lartesuar, nese ndjesi
e fisnikeruar mendjen e trupin tend do ta preke.
Lestrigonasit dhe Ciklopet,
Poisedonin e eger s'ke per ti takuar
nese s'i mbart ne shpirt,
nese shpirti yt para teje s'i sajon.
Uroj vehtes udhe te gjate.
Shume mengjezet verore te jene,
ne te cilat me c'kenaqesi, me c'gezim
ne porte, qe per here te pare i sheh, do hysh;
te qendrosh ne tregje Fenikase
dhe mallra te bukura te marresh,
perla e korale qelibar dhe ebanit
dhe vazo aromash epshndjellese te cdo lloji,
sa mundesh me teper aroma vazosh epshndjellese;
ne qytetet egjiptiane, ne shume prej tyre te shkosh,
te mesosh e te mesohesh prej te mesuarve.
Ngahere ne mendje Itaken ta kesh.
Mbrritja atje eshte fatim yt i percaktuar.
Per asfare udhetimin mos e ngut.
Me mire shume vite te zgjase;
dhe i plakur tashme ne brigjet e ishullit te dalesh,
i pasur mesa fitove nder udhe
pa kerkuar pasuri te jap ty Itaka.
Itaka te dha udhetimin e bukur.
Pa Itaken n'udhe nuk kishe per te dale.
Por nuk ka me se c'te te jape.
Dhe po e gjete te varferuar, Itaka ty nuk te mashtroi.
Sic u mencurove, me kaq shume pervoje,
do ta kesh kuptuar tashme domethenien e Itakave.
DRITARET
Ne keto bodrume t' errta, kur dite
te renda kaloj, lart e poshte endem
per te gjetur dritaret.- Kur nje dritare
te hapet ngushellim do te jete.-
Por dritaret nuk gjenden, ose une
s'i gjej dot. Dhe ndoshta me mire mos ti gjej.
Ndoshta drita, nje tirani e re do te jete.
Kush e di se c'gjera te reja do te me rrefeje.
KUR ZGJOHEN
Perpiqu te mos t'i lesh te ikin, poet,
sado qe jane pak ato qe qendrojne ne vend.
Vegimet e erotizmit tend.
vendosi, te gjysemfshehura, brenda shprehjeve te tua.
perpiqu ti ruash, poet,
kur zgjohen brenda trurit tend
naten, apo ne mes te vezullimit te dites.
RIKTHEHU
Rikthehu shpesh e me merr,
ndjesi e dashur rikthehu e me merr-
kur kujtesa e trupit zgjohet,
dhe deshire e qekurshme gjakun prap pershkon;
kur buzet e lekura sjellin ndermend
dhe ndjejne duart sikur po prekin serisht.
Rikthehu shpesh me merr naten
kur buzet e lekura sjellin ndermend...
ZERA
Zera ideale dhe te dashur
t'atyre qe vdiqen, apo t' atyre qe per ne
jane te humbur si te vdekurit.
Ndonjehere neper endrrat tona flasin;
ndonjehere brenda mendimit i mban vesh truri.
Dhe me tingullin e tyre per nje cast rikthehen
tingujt nga poezia e pare e jetes sone-
si muzike, naten e larget, qe shuhet
E VREJTA NGULTAZ KAQ SHUME
Bukurine e vrejta ngultaz kaq shume,
saqe shikimi im per te eshte i plotesuar.
Linja te trupit. Buze te kuqe. Pjese epshndjellese.
Floke si prej statujave greke te marra;
ngahere te bukura dhe ashtu te pakrehura tek jane,
dhe bien, pak, mbi ballet e bardhe.
Fytyra te dashurise, sic i deshte
poezia ime... brenda neteve te rinise sime,
brenda neteve te mia, fshehtas, takuar.
QYTETI
The:"Ne toke tjeter do te shkoj, do te shkoj ne tjeter det.
nje tjeter qytet do te gjendet me i mire se ky.
Cdo perpjekja ime eshte shkruar te jete e denuar; dhe
zemra ime eshte- si e vdekur- e varruar.
Mendja ime deri kur ne mes te kesaj gjurulldie do te mbese.
Kudo qe syrin te kthej, kudo qe te veshtroj
rrenoja te zeza te jetes sime shoh ketu,
ku kaq vjet kalova dhe u rrenova dhe shkova dem".
Vende te reja nuk do te gjesh, nuk do te gjesh detra te tjere.
Qyteti do te te vije nga pas. Dhe neper rruget do te endesh,
neper te njejtat rruge. Dhe neper te njejtat lagje do te endesh;
dhe brenda ketyre te njejtave shtepi do te thinjesh.
Ngahere ne kete qytet do te mbrrish. Sa per gjetke -
mos shpreso - anije s'ka per ty, nuk ka udhe.
Derisa jeten tende rrenove ketu
ne kete qoshe te vogel, ne mbare token e shkove dem.
QIRINJ
Ditet e se ardhmes para nesh qendrojne
si nje rradhe qirinjsh te vegjel te ndezur -
qirinj te praruar, te nxehte dhe tere jete.
Ditet qe shkuan mbeten pas,
nje vije e trishte qirinjsh te fikur;
ata qe jane me prane tym ende leshojne,
qirinj te ftohte, te shkrire, te perulur.
Nuk dua t'i shoh; me brengos form' e tyre,
dhe bregem te paren drite te tyre te kujtoj.
Perpara veshtroj qirinjt e mi te ndezur.
Nuk dua te kthehem qe te mos shoh e te renqethem
sa shpejt qe vije e erret zgjatet,
sa shpejt qe qirinjt e shuar shumohen.
Shqiperoi Gazmend Kapllani
Botuar ne gazeten "EGNATIA" Athine, Nr.20 Prill 1995

LASGUSH PORADECI

LASGUSH PORADECI
Lasgush Poradeci ( Llazar Gusho), lindi ne qytetin e Pogradecit me 27 dhjetor 1899. Ndoqi studimet ne disa qytete te Evropes, si, ne
Mbas viteve '90 u be e njohur edhe publicistika, shkrime kritike si dhe korrespondence intime e poetit. Me rastin e 100-vjetorit te lindjes, ai u nderua nga Presidenti i Republikes, me titullin "Nderi i kombit".,
POEZI TE LASGUSH PORADECIT
Poradeci
("Vdekja e Nositit")
Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...
E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...
Qe t'e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.
Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.

Pogradeci ne pranvere...
CHARLES BAUDELAIRE
Charles Baudelaire, 1821 - 1867
Poeti i madh francez Sharl Bodler e shte lindur me 9 prill 1821 ne Paris, nga gjashte dhjetedyvjecari Joseph Francois, funksionar ne Senat dhe nje zeteshtate vjecarja Caroline Archimbaut Dufays. Ne moshe n gjashte vjec Bodler mbeti jetim nga babai. Me 1833 hyri ne Collège Royal simbas vullnetit te njerkut, majorit Jacques Aupick. Por me pas, jeta e parregullt dhe mjediset e frekuentuara prej tij, e binde n njerkun qe ta merrte ne anijen e tij qe shkonte ne Indi. Nga ky udhe tim, tek Bodler lindi dashuria pe r ekzotizmin, e cila do te rishfaqet pese mbe dhjete vite me vone ne vepre n e tij madhore “Lulet e se keqes”. Me 1842 kthehet ne Paris ku njihet me Gerard de Nervale dhe miqe sohet sidomos me Gautier, qe e deshi si nje dishepull. Nisi nje marre dhe nie te pasionuar me mulaten Jeanne Duval qe u be fryme zuese e ndjenjave erotike. Borxhet, prej te cilave Bodler vuajti gjate te re jete s, e nxite n njerkun qe t’ia kalonte trashe gimine ne n administrimin e nje noteri. Vitin qe pasoi Bodleri tentoi te vriste veten; pastaj dole n nga shtypi kritikat e tij te para mbi artin dhe poezite e para. Me 1848 mori pjese ne le vizjet revolucionare te Parisit. Me 1857 botoi “Lulet e se keqes” , pe rmbledhje qe pe rfshinte nje qind poezi. Mbas disa muajsh vepra iu sekuestrua dhe botuesi bashke me autorin u akuzuan qe kishin botuar gje ra te turpshme. Me 1861 Bodleri u orvat te vriste se rish veten. Me 1864, mbas nje perpjekjeje te de shtuar pe r t’u pranuar ne Akademine franceze, u largua nga Parisi dhe shkoi ne Bruksel, por as aty marre dhe niet e tij me shoqe rine borgjeze nuk arrite n te ishin me te mira. Duke qene i se mure , pe r t’i zbutur disi dhimbjet ai nisi te pe rdorte opiumin dhe alkoolin. Sharl Bodleri vdiq me 1867, mbas nje agonie te gjate .
Jaho Brahaj
Procesi gjyqesor i vellimit poetik "Les Fleurs du Mal" ( Lulet e se Keqes ) të Charles Baudelaire ( 1821 - 1867 )
Procesi ndaj përmbledhjes së famëshme, një nga kryeveprat e Poezisë Franceze e Botërore, Lulet e së Keqes, kish nisur dhjetë ditë pas botimit të tij të parë në 1.300 egzemplarë, pikërisht më 5 korrik 1857, me anë të një artikulli të gazetës Le Figaro ku, ndër të tjera, shkruhej se "… Eshtë e palejueshme që, një person si autori i librit i cili i ka kaluar të tridhjetë vjetët, të shkruajë një vepër të tillë monstruoze... Ka momente, bile, kur mund të dyshohet edhe për vetë gjendjen e tij mendore... Kurre s’kemi parë kaq shumë puthje e kafshime gjoksesh, kaq shumë demonë, djaj, kufoma, mace e krimba...Ky libër është një spital i hapur për çdo lloj idiotësie e fëlliqesie të shpirtit njerëzor ".
Pas kësaj, Ministria e Brendëshme e hodhi librin në gjyq e, ndërkohë, gazeta Le Figaro e vazhdoi edhe më tej fushatën kundër Bodlerit.
Dhjetë ditë mbas procesit, Victor Hugo që prej ishullit Guernesey ku ndodhej në egzil, në një letër drejtuar Bodlerit ndër të tjera i shkruan: Lulet tuaja të së Keqes vezullojnë e rrezatojnë si drita e yjeve ( ... ) Pa dashje, rregjimi, ju ka dhenë një prej dekoratave të tij më të vyera. Drejtësia ju dënoi në emër të atij të cilin ajo e quan Moral e, kjo, është edhe një medalje tjetër më tepër për ju...”
Më 1924 botuesit, të cilët kishin edhe të drejtën e autorit, botuan për herë të parë edhe poezitë e denuara, por libri u hoq përseri nga qarkullimi. Vetëm 92 vjet më pas, më 31 maj 1949, Gjykata e Kasacionit në Paris anulloi vendimin e procesit të zhvilluar më 1857, duke rihabilituar kështu për herë të parë e përfundimisht, të gjashtë Poezitë e Mallëkuara.
Charles Baudelaire
Charles Baudelaire
DEHUNI!
Gjitheçka ka nje zgjidhje,
e cila eshte fare e thjeshte:
duhet te jeni gjithmone te dehur,
per te mos ndjere zgjedhen e rende te kohes
e cila ju dermon shpatullat e ju perul mizorisht per toke.
Duhet te pini e te deheni pa pushim! Po me çfare?
Me vere, poezi a vyrtute, sipas shijes suaj.
S'ka rendesi me ç'fare, vetem te dehur te jeni !
E ne se, nganjehere, do te zgjoheni plasur
ne shkellet e nje pallati, mbi barin e gjelber te nje varri
e pija do t'i u kete dale, i kerkoni eres, vales se detit,
zogjve, ores se pazarit, gjitheçkaje qe ecen, qe iken,
qe kendon, qe flet. Pyeteni sa vajti ora.
Dhe era, vala, ylli, zogu, ora do ju pergjigjen:
eshte sahati te beheni perseri tape.
Qe te mos t'a ndjeni veten skllever martire te kohes,
dehuni, dehuni pa pushim me vere, me poezi, me vyrtute,
sipas deshires ...
Nga "Poezi te vogla ne proze" te Charles Baudelaire
- shqiperoi Simbad Detari. http://www.simbadi.com/
STOLITE
( Les bijoux )
e në trup s’kish lenë asgjë tjetër veç stolitve të saj tingëlluese
e fort të çmuara që i jepnin një pamje e ajër tepër triumfues
të tillë si ai i skllevërve të Morëve në ditët e tyre më të lumtura ...
E, kur keto stoli tunden e shkunden me një tingellimë tallëse
në një botë vezulluese plot dritë metali e zafiresh,
une ndjej të hypi në ekstazë e të humbas në te zjarrtin tërrbim
mes gjërash ku tingujt përzihen në dritë e harrim...
qeshte krejt e lëshuar e hareshëm nga lumturia,
qeshte me dashurinë time, të thelle e të embël si deti,
që ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembënj...
me pamje të përhumbur e endërrimtarë merrte poza lozonjare
e më hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji...
dhe llërët dhe kembët dhe kofshët e baseni,
të lëmuar si fildish, të valëzuar si qafë mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot dritë
për të më prishur qetesinë e prëhjen e shpirtit tim,
për të më çoroditur e rrëzuar nga ai Shkëmb Kristal
ku isha ulur e prëhesha i qete e vetmitar...
ABELI DHE KAINI
Soj i Abelit, fli, pi dhe ha:
I kënaqur Zoti qesh,
Soj i Kainit, ndër nofulla
Tërbohu dhe vdis mjerimesh.
Soj i Abelit, sakrifica jote
Serafinin gicilon në hundë!
Soj i Kainit, dënimi yt
Vallë do të ketë një fund?
Soj i Abelit, tu shtofshin të korrat
Dhe bagëtia mirë të vafshin;
Soj i Kainit, ty zorrët
Si qenit plak i angullifshin.
Soj i Abelit, dëndu me gjellë
Në vatrën tënde atërore;
Soj i Kainit, në shpellë
Dridhu së ftohti, çakall i mjerë!
Soj i Abelit, duaju dhe shumoju!
Ar bëfsh dhe nga vogëlia.
Soj i Kainit, zemërdigju
Gatitu për orekset e mëdha.
Soj i Abelit, rritu dhe kullot
Porsi mizat në pemë!
Soj i Kainit, udha e çoftë
Familjen tënde në humnerë.
II.
Oh, Soj i Abelit, kërma jote
Do të lyrosë dheun e tymosur!
Soj i Kainit, puna jote
Me kaq nuk është sosur;
Soj i Abelit, turpi yt njikëtu:
Parzmi është shpuar shtije!
Soj i Kainit, në qiell ngjitu,
Dhe përdhe Zotin hidhe!
JACQUES PREVERT( 1900-1977)

KJO DASHURI
Kjo dashuri kaq e vrullshme,
Kaq e brishtë,
Kaq e dhembshur,
Kaq e dëshpëruar.
Kjo dashuri
E bukur si drita
Dhe e keqe si moti.
Kur moti është i lig.
Kjo dashuri kaq e vërtetë,
Kjo dashuri kaq e bukur,
Kaq fatlume,
Kaq e hareshme,
Dhe kaq mendjelehte
Qe dridhet frike si fëmija ne terr.
Dhe kaq e sigurtë në vetvete,
Si njeriu çakërrqejf ne mes te natës.
Kjo dashuri që frikësonte mjaft njerëz,
E i bënte të merreshin me llafe,
Të shtrembëronin fytyrën.
Kjo dashuri e përgjëruar,
Nga që nuk ia ndamë sytë.
Dashuri e ndjekur, e plagosur, e sosur, e mohuar e harruar,
Nga që e ndoqëm, e plagosëm, e sosëm, e mohuam, e harruam ...
Kjo dashuri e thellë,
E gjallë dhe e pavdekur,
Plot diell ...
Dashuria jote.
Dashuria ime.
Dashuria që patëm
Që s'u vjetrua kurrë.
Që s'ka ndryshuar fare.
E që është po aq e vërtetë si një pemë,
Po aq drithëruese si një shpend,
Po aq e ngrohtë e plot gjallëri si vera.
Ne të dy mund të shkojmë
E të vijmë ku qemë.
Ne mund të harrojmë
E pastaj të flemë.
Të zgjohemi, të vuajmë, të plakemi
E të biem serish në gjumë.
Te ëndërrojmë vdekjen,
Të zgjohemi, të lozim, të qeshim
Si të rinj fringo ta ndejmë veten.
Se dashuria jone qëndron aty,
Kokëfortë si mushkë,
E pashuar si dëshira,
E pamëshirshme si kujtesa,
Marroqe si kujtesa,
E dhembshur si kujtimi,
E bukur si dita e brishte.
Si fëmijë ajo na vështron buzëqeshur
Dhe na flet duke heshtur ...
E, unë e dëgjoj me drithërimë
Dhe thërras,
Thërras për ty,
Thërras për vete,
I përgjërohem
Për ty, për vete.
I gjunjëzohem
Për ty, për vete, për gjithë ata qe duhen
Dhe u deshën.
I thërras për ty, për vete e, për gjithë te tjerët
Që nuk i njoh dhe i them:
- Qëndro aty,
Aty ku je tani,
Aty ku ishe dikur.
Qëndro aty
Dhe mos lëviz kurrë,
mos u largo!...
Ne që u deshëm, të harruam!
Ti mos na harro, mos,
Veç ty kemi në ketë botë !
Mos lere të na ftohet shpirti,
Të bëhemi për njeri tjetrin të largët...
Kudo qofsh, kujtona
Na bëj sinjal që gjallë je ...
E pas shumë vitesh,
Diku në një korije,
Aty në pyllnajën e kujtimeve,
Dilna si shtojzovalle
Dhe dorën zgjatna
E na shpëto ...
Shqipëroi Vasil Qesari
CARL SANDBURG

KARL SANDBERG
1878-1967)
Bir i nje familje emigrantesh suedeze, kishte lindur ne vitin 1878 ne Galesburg, Ilinois. Deri ne moshen tridhjet e gjashte vjecare, ishte i panjohur ne boten letrare, por ne vitin 1914 nje cikel i tij poetik u botua ne revisten "Poezia" dhe ne vitet ne vazhdim me botimin e vellimit te tij "Chicago poems", 1916, behet i njohur me pas me krijimtarine e tij do te fitoje fame nderkombetare si poet, novelist, biograf, historian, gazetar dhe muzikant. Autor i me shume se dyzet librave, Karl Sandberg do te fitoje dy here cmimin Pulitizer per histori, me kater volumet Abraham Linkoln: Vitet e luftes, dhe per vellimin poetik "The Complete Poems" botuar ne vitin 1950.
Karl Sundberg, qe ne te gjalle, konsiderohej si nje nga poetet me te medhej te Amerikes dhe vepra e tij eshte perkthyer dhe ka ka njohje ne te gjithe boten.
Kujtojme se libri "Abraham Linkoln" si dhe poezi te Karl Sandbergut jane perkthyer e botuar edhe ne gjuhen shqipe. Po sjellim me webin"Poezia" krijimin e Sandbergut "Percaktime per poezine" perkthyer nga Moikom Zeqo.
kt
Percaktime per poezine
1.Poezia eshte te biesh ne heshtjen e ritmeve
te rregullave per heshtjen
me qellim te qarte te jehonave te rrokjeve,
te gjatesise se valeve.
2.Poezia eshte arti i kultivuar
me lenden
e vecante plastike
te gjuhes se njeriut.
3 -Poezia eshte mardhenia e nuancave
mes dy momentesh
kur njerzit thone: "degjo!".
Dhe " a e pe ate?",
"degjove ate?"
"cfare ishte ajo?".
4- Poezia
eshte shtegui hapur i tingullit
per pikat e pacaktuara
te jehonave.
5-Poezia eshte sekuenca e vizave dhe pikave
per te spjeguar thellesite,
varrezat nentokesore,
alternimin e dritve,
fiollzat e henes.
6-Poezia eshte nje teater kukllash,
ku kaloresit e raketave qiellore
dhe zhytesit e thellesive te oqeanit
bisedojne
mbi shqisen e gjashte
dhe dimensionin e katert.
7-Poezia eshte nje skice per plasaritjen
ne ballin e nje dhie prej bornxi
te fontanat
dhe levizjen e ujit te fresket per etje.
8- Poezia eshte nje nyje, qe shterngon
ritmin e mendimit,
me te sakte te mendimeve
dhe te nje mendimi te trete,
qe ende nuk ka humbur.
9- Poezia eshte jehona
qe fton hijen valletare
per tu bere partnere e denje.
10-Poezia eshte ditari i nje kafshe detare
qe jeton ne toke
me endrren
per te fluturuar ne qiell.
11- Poezia eshte nje tubim shpjegimesh
mbi jeten ne horizonte,
qe hidhet me vrull
per te sqaruar me veshtiresi
vetvehten.
12-Poezia eshte fosili ne shkemb
i nje flatre zogu dhe nje krahu
me nje bese te paqarte
midis tyre.
13- Poezia eshte nje bime e varur
mes bimeve te tjera
te padukeshme
por jashte atyre qe duken.
14- Poezia është qielli i vrejtur
i boshatisur
nga shtegtimi
i patave të egra.
15- Poezia eshte studim mbi rrokjes
ne gjuhet e veshtira
te cilat mezi mesohen
apo s'mesohen.
16-Poezia eshte nje flete e ditarit
me pershkrime te dorezes se portes,
me gjurmet e gishtave plot pluhur
te pergjakur,
por enderrues.
17-Poezia eshte nje loje e germave
per nje alfabet te gezimit
te urrejtjes,
te dashurise,
por edhe te vdekjes.
18- Poezia eshte celsi i shifres
per pese deshira mistike
ne brendesi,
te fishekut te arte,
te cilin e ka ushqim
peshku fluturues.
19- Poezia eshte teorema e nje shamie mendafshi
ku jane mbeshtjelle enigmat,
e vulosura
te nje ballon ne qiej
e lidhur aty per te fluturuar
ne hapsirat plot ere
ne pranveren e kalter te pafund.
20-Poezia eshte muzika
me ritmin
e vallzimeve
te cmendura,
dhe marsheve funerale sa serioze
aq dhe madheshtore.
21-Poezia eshte nje kafshate Hene
ne barkun
e nje bretkoce prej ari.
22- Poezia eshte te tallurit
per klithmen,
kur gjen nje milion dollare,
eshte perqeshja e buzeqeshjes
kur i humbet ato.
23-Poezia eshte heshtja dhe dialogu
i rrenjes se lules
dhe lulezimnit te saj te siperm
nen shkelqimin diellor.
24-Poezia eshte te ndalet
paradoksi i tokes,
qe dhe e lind jeten
dhe e varros.
25-Poezia është të hapësh
dhe të mbyllësh portën,
duke lenë të habituar ata që përgjojnë,
duke supozuar se ç'panë
mes një çasti të vetëm.
26-Poezia jane gershetat e merimangave
ne agimin e ri
duke rrefyer
fabulen mbi oret
e drites se Henes
te thurjes se pafund
ne pritjen e neteve.
27-Poezia eshte te tregosh barazim
me simbole e numura qe ndryshojne
ashtu sic ndryshojne pasqyrat
pasqyrimin e pellgjeve,
hapsirat,
kur shenja e vetme,
qe nuk ndryshon
eshte simboli i pafundesise.
28-Poezia eshte nje deng
me shume gjera te padukshme
per kujtimet tona.
29-Poezia eshte nje ndarese midis mjegulles
dhe dritave levizese te anijes
e zmadhuar nga fishkellimat
nga thirrjet ne erresire
kur njeri thote"oh!"
dhe tjetri i pergjigjet"qysh"?
30-Poezia eshte kinetika
e rrokjeve statike.
31-Poezia eshte mencuria e shtegut
e rrugicave plot lule
pershtatur per kuaj e terbuar
plot me plage te pergjakura
ne eshtrat e tyre te fuqishme
per udhetimet e renda
drejt yjeve te kozmosit.
32-Poezia eshte terheqja e arkave te iluzuioneve
te mberthyera me derrasat
e kapaket e fakteve.
33- Poezia eshte apeli i zogjeve,
femijeve, bleteve, fluturave,
buburrecave dhe tere dykembeshave,
duke e shkelur rrugen qe ngjitet
drejt keshtjellave te frikeshme.
34-Poezia është një dorëshkrim fantazmë,
që spjegon
si krijohen ylberet
dhe si zhdukën ato .
35-Poezia eshte ringjallja
e nje lidhje metaforike,
mes kraheve te fluturave te bardha
dhe grimcave
te letrave te grisura te dashurise.
36-Poezia eshte infiniti
i sintezave te tulipanit
me peksimetet e bukes.
37-Poezia eshte algjebra mistike
aq e ndjeshme e zjarrit
e tymtareve,
e manushaqeve
e njerezve
e muzgjeve te purpurt te diellit.
38- Poezia eshte kapja e nje pikture,
e nje kenge,
apo nje prireje
ne prizmin e paramenduar
te fjaleve.
SERGEJ ESENINI

SERGEJ ESENINI
3 tetor 1895 - 28 dhjetor 1925Sergej Esenini për veten
Jam një bir fshatari. Kam lindur më 21 shtator 1895 në lokalitetin e Kuzminit të qarkut të Rjazanit, po në gubernën e Rjazanit.
Qysh në moshën dy vjeç, meqë babai ishte i varfër dhe kishte shumë frymë në familje, më dërguan te gjyshi nga nëna, i cili ishte mjaft në gjendje dhe kishte tre djem të rritur beqarë, me të cilët kalova gjithë fëmijërinë. Dajët e mi ishin djem çapkënë dhe kokëkrisur. Kur u bëra tre vjeç e gjysëm, më hipën në një kalë pa shalë dhe më lëshuan revan. Mbaj mend që u tremba shumë dhe u kapa fort pas jeles së kalit.
Pastaj më mësuan të bëja not. Njëri nga dajët (dajë Sasha), më merrte në barkë, më zhvishte e më hidhte si këlysh në ujë. Unë përplasja krahët si i çoroditur e i tromaksur dhe, kur mua gati më mbahej fryma, ai bërtiste: „Eh kuçkë! S’je për asgjë! Fjalën kuçkë ai e kishte përkëdhelje. Më vonë në moshën tetë vjeç, një daje tjetër unë i zëvendësoja shpeshherë qenin e gjahut, duke notuar nëpër gjole për të kapur rosat e egra. Isha mësuar për bukuri të ngjitesha nëpër pemë. Për këtë ua kaloja të gjithëve. Kur mëllenjat nëpër mështekna nuk e linin ndokënd të flinte, unë ngjitesha shpejt dhe merrja çerdhet. Një herë rashë, po nuk pësova ndonjë gjë të madhe, u gërvisha pak në fytyrë e në bark, po theva një shtamë me qumësht që do t’ia çoja gjyshit që po kosiste.
Midis fëmijëve isha gjithnjë i parë dhe sherrxhi i madh, dhe kthehesha në shtëpi përherë i gervishur. Për këto prapësira më bërtiste vetëm gjyshja, kurse gjyshi më nxiste nganjëherë edhe vetë për sherr dhe i thoshste gjyshes: „Mos e nga moj budallaqe. Ashtu do të bëhet më i fortë“.
Gjyshja më donte me gjithë shpirt dhe dashuria e saj nuk njihte kufi. Të shtunave më lanin, më prisnin thonjtë e më lyenin kokën me vaj, se flokët e dredhur mezi më kriheshin.
Të djelave më dërgonin gjithnjë në kishë dhe që të siguroheshin se veja vërtet, më jepnin 4 kopejka. Dy kopejka për naforë dhe dy për t’i hedhur te kondizma e Shenjtorit, po unë paguaja vetëm për naforën, kurse te shenjtori bëja sikur hidhja, po s’hidhja gjë dhe ia mbathja në varrezë e luaja me kalamjtë.
Kështu më kaloi fëmijëria. Kur u rrita, donin të më bënin mësues fshati, ndaj më shpunë në një eminar fetar, pas mbarimit të të cilit duhej të shkoja në Institutin Pedagogjik të Moskës. Për fat të mirë, nuk ndodhi kështu. Metodika dhe didaktika më kishin ardhur në majë të hundës dhe as doja të dëgjoja më për to.
Vjersha kam filluar të shkruaj herët, nëntë vjeç, por, me ndërgjegje të plotë, krijimtarisë i hyra kur u bëra 16-17 vjeç. Dhe vjersha të kësaj moshe i kam botuar në librin tim të parë “Përshpirtja“.
Kur u bëra tetëmbëdhjetë vjeç, habitesha pse gazetat nuk m’i botonin krijimet që u dërgoja dhe befas ia mbatha në Petërburg. Atje nuk më pritën keq. I pari që njoha ishte Blloku, i dyti, Gorodeckij. Kur takova Bllokun, më rrodhën djersët çurg, sepse për herë të parë po shikoja një poet të gjallë. Gorodeckij më njohu me Klujevin, që s’ia kisha dëgjuar ndonjëherë emrin. Me Klujevin u bëmë miq të ngushtë, miqësi që e vazhdojmë edhe sot, pavarësisht se kemi gjashtë vjet pa u takuar.
Tani ai jeton në Viterg, më shkruan se ha bukë me krunde e se ka mbetur për faqe të zezë dhe se i lutet Zotit që të mos vdesë me turp.
Viteve të luftës dhe revolucionit, fati më përplasi sa andej këndej. I rashë Rusisë kryq e tërthor nga Oqeani i Ngrirë i veriut, e deri në detin e Zi dhe atë Kaspik, nga Perëndimi në Kinë, Persi dhe Indi.
Kohën më të mirë të jetës sime quaj vitin 1919. Atëherë kaluam një dimër me 5 gradë temperaturë brenda në dhomë. S’kishim asnjë shkop dru.
Në PKR nuk hyra asnjëherë, sepse e quaj veten shumë më të majtë.
Shkrimtari im më i dashur është Gogoli.
Kam botuar shtatë libra. Tani po punoj mbi diçka të madhe, të titulluar „Vendi i horrave“.
Në Rusi, kur s’kishte letër, me Kusikovin dhe Mariengofin i shkruanim vjershat në muret e manastirit të Përkushtimit, ose i recitonim ku të mundnim nëpër bulevard. Amatorët më të mirë të poezive tona ishin prostitutat dhe banditët. Me ta ishim miq përherë. Komunistët na urrejnë tmerrësisht.
U dërgoj përulësisht të fala gjithë lexuesve dhe pakëz vëmendje përpara tabelës „Lutem mos qëlloni!“
Berlin, 14 maj 1922
__________________
LETER NENES
Gjallë je, nënoke? Edhe unë
Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
Izbën tënde, që me mall më pret.
Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me një shall të vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.
Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
Një vegim i zi të kall ty frikë,
sikur në një sherr diku në pije,
Vjen dikush e ma këput me thikë.
Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t’i fanit këto ndër sy.
S’jam aq pijanec i lig sa ç’thonë,
Si do vdes pa të të parë ty?
Unë jam po foshnje, si një herë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji:
T’iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.
Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim.
Vetëm ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.
Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë
Endërrat e moshës plot hare.
Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë,
Dua veç të shlodhem e të fle.
As t’i lutem Zotit mos më thuaj,
Si dikur në t’artën mituri,
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Dritë e parrëfyer, vetëm ti.
Ndaj merak ti mos m’u bëj aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër,
Fillikate rrugën mos kalo.
Mos më shani. Kështu erdhi puna!
S’di me fjalën të bëj tregti.
Po e ndjej të rënduar si shumë
Këtë kokë me leshrat flori.
Fshati s’më tërheq. Ca më tepër,
As qyteti s’më josh...Mori fund:
Do flak tutje gjithçka, do lë mjekër,
Si rrugaç do të bredh nga të mund!
Do hedh torbën në sup përngaherë
Dhe për vjersha më kokën s’do çaj;
Ku ka këngë mbi këngën e erës,
Që harbon nëpër fushën pa skaj!
Erë rrepkash do qelbem e qepësh,
Do shfryj hundët me duar, t’i kall
Lemeri mugëtirës së Stepës;
Si i lojtur, gjithçka do ta tall!
Dhe do ndihem më lehtë e më mirë,
Kur tufanet të rri t’i dëgjoj;
Sepse s’mund, pa kësi mrekullirash,
Këtë jetë mbi dhe ta kuptoj.
* * *
Fati im u vendos. Asnjëherë
Në të dashurat fusha s’do të kthej.
Fëshfëritjen e flatrave n’erë
Tani plepave më s’do t’ua ndjej.
Sa s’po shembet, pa mua, shtëpia,
Qeni plak më ka ngordhur. Ç’të pres?
Me sa duket e tha perëndia
Nëpër udhët e Moskës të vdes.
Më pëlqen ky qytet i përbaltur,
I mufatur, i mplakur disi,
që Azia kupolat e larta
Ia ka ngjyer gjithkund me flori.
Kurse natën, kur hëna ndrit natën,
Me ç’djall drite, e di veç ajo,
Te rrugicë e tavernës hedh hapat,
Sepse shpirti tavernë veç do.
Dhe nën duhmën e saj, gjersa gdhihet,
U kändoj, gjithë dhembje në gji,
Prostitutave vargjet e mia,
Me banditët tek dëndem e pi.
Zemra dridhet e rreh flakë e ndezur.
Rrumbull krejt nis përçart edhe flas:
„Jam si ju edhe unë, o vëllezër,
S’kam ç’të bëj, tani s’kthehm dot pas!”
Sa s’po shembet, pa mua, shtëpia,
Qeni plak më ka ngordhur. Ç’të pres?
Me sa duket, e tha perëndia
Nëpër udhët e Moskës të vdes.
* * *
Ç’më mundon me freskinë tënde
Dhe pse pyet sa vjeç jam vërtet?
Kam në shpirt një lëngatë aq të rëndë,
Saqë ndihem një i verdhë skelet.
Djalë fshati, një herë e një kohë
Endërroja më tym se një ditë
Do të bëhem i pasur, i njohur,
E rreth vetes do mbledh dashuritë.
Po, i pasur u bëra, dhe tepër.
Një cilindër që kisha s’e kam;
Prej këmishës, një gjoks më ka mbetur
Dhe potinjat s’më kanë as taban.
Edhe fama më poshtë s’më bie:
Nga Parisi në Moskë, emri im
Zbatharakëve tmerrin u shtie,
Si një sharje plot mllef e përçmim.
Dashuria? Ç’më vjen për të qeshur!
Ti më puth: akull unë, akull ti.
Njenja ime, për dreq, është rreshkur,
Ndenja jote të çelë nuk di.
S’është ende kohë e brengës për mua,
Po edhe në ardhtë, aspak s’më mjeron!
Më i florinjtë se leshrat e tua,
Ndër bregore laboti zhurmon.
Ah, në atë zhurmërim sikur t’isha,
Si një herë e një kohë, dhe sot,
si çunak, në padi të humbisja,
T’ëndërroja më tym ashtu kot.
T’ëndërroja, po veç diçka tjetër,
Që as toka, as
Që nuk di si ta quash me emër,
Se me fjalë dot zemra s’e shpreh.
* * *
Ç’bukuri, me miken, fushës të humbasim!
Era vjen e drojtur, tutje shket e heshtur.
Rrokullisen zilkat fushëzës së zhveshur.
Eh, ju saje! Kali im me halle!
Dikur larg në panjë po harbon në valle.
Do vemi t’i themi: “Ç’bëhet, ç’paska ngjarë?”
Treshe pastaj vallen kemi për ta marrë.
* * *
Ah, se ç’djall tufani! Gjithë egërsi,
Me të bardha gozhdë ngulet mbi çati.
Veçse unë s’dridhem, s’trembem, se, për fat,
Kam tek ti mbërthyer shpirtin harrakat.
* * *
Panja im e zhveshur, nën tufan të bardhë,
Krrusur e brengosur pse qëndroke vallë?
Diç do të kesh parë, diç do kesh dëgjuar.
Duket, për shëtitje fshatit ke kaluar,
Pa po duke ecur, si një roje e dehur,
Pirgjeve ke ndrydhur këmbën papandehur.
Ah, tani dhe unë s’po marr vesh ku gjendem.
Me ca miq orgjie, kuturu po endem.
Di që te një pishë, te një shelg ndalova;
Në tufan, me këngë, verën e kujtova.
Dhe m’u duk se isha panjë edhe vetë,
Veçse jo e zhveshur, po me degë e fletë.
Edhe marramendthi, rrumbull krejt pothuaj,
Rroka një mështeknë, si gruan e huaj.
* * *
Ti s’më do? S’të dhimbsem sado pakëz?
Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
Prapseprap ti ndizesh e merr flakë,
Tek shtrëngohesh supeve të mi.
Mike, epsh e tëra, lajka s’dua,
As i vrazhdët nuk të sillem dot,
Veç më thuaj: sa kështu si mua,
Puthur e shtrënguar ke gjer sot?
Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim.
Prehër pa ukur ti s’ke lënë,
Siç po rri tani në prehërin tim.
Nëse këto çaste ndonjë tjetër
Sjell ndër mend ti, syçkat tek pulit,
Mos pandeh se po mërzitem tepër.
Tjetërkënd dhe unë kam në shpirt.
S’është fat kjo lidhje mendjelehtë,
Po një flakë çasti veç, ta dish:
Siç të njoha rastësisht, i qetë,
“Mirëmbetsh” do të të them sërish.
Edhe ti do marrësh udhën tënde,
Do bësh pluhur ditët plot mërzi;
Veçse mos lakmo t’i marrësh mendjen
Kujt s’ka njohur puthje e dashuri.
Krah për krah me ndonjë tjetër djalë,
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish,
Mbase edhe unë do të kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish.
Ti më fort pas tjetrit do të ngjitesh
Dhe me kryet ulur, ftohtësisht,
“Mirëmbrëma!” do më pëshpëritësh,
Kurse unë: “Mirëmbrëma miss!”
Dhe asgjë nuk do më turbullojë,
S’do më dridhet shpirti për asgjë:
Kush ka dashur, s’mund të dashurojë;
Kush u dogj një herë, s’digjet më.
* * *
Eja, mike, tok të rrimë,
Hidhmi sytë drejt në sy!
Dua të dëgjoj stuhinë
Duke të vështruar ty.
Këtë ar vjeshtor në flokë
Perëndia ma dha vetë,
Mbase si shpëtim për kokën,
Me që jam çapkën vërtet.
Fushat, prozhmet plot me fletë
I braktisa, veç të vi
Të harrohem mes qytetit
Dhe të hidhurës lavdi;
Mendjen ta largoj prej kohës,
Kur nën vlugun pranveror
Dhe nën këngët e bretkocës,
unë u rrita vjershëtor.
Te dritaret, panja e blire
Zgjasin degët n’atë vend
Dhe kërkojnë n’errësirë
Gjithë ç’sjellin nëpër mend.
Ata s’janë më në botë;
Mbi varrezë, hënë e zbehtë
Ndrin edhe „Ky kënd,-na thotë-
Përngamot dhe juve pret,
Që të dergjeni pa
Në qetësi e n’amëshim...“
Vetëm rruga gjithë dallgë,
Kujt jeton i fal gëzim.
Ndaj afrohu, tok të rrimë,
Të vështrohemi në sy!
Dua të dëgjoj stuhinë
Duke të shtrënguar ty!
Ai s’banon në këto vise.
Sa më pëlqen të shoh ndër pemë
Si flakë e blertë
Degët e trungjeve të artë
Një frymë fshehtësie i ngroh,
dhe fjalë e yjeve të zjarrtë
Bulon me gjethin nëpër to.
Unë e kuptoj gjuhën e fshehtë
Të kësaj toke.
Që pasqyrimn’ e një komete
Nga faqe e ujrave ta fshij.
Me bishtin nuk arrin dot kali
Ta fshijë hënëzën që pi...
Pse s’mbin vështrimi ynë vallë,
Siç mbin që thellë gjethi i ri!
* * *
Për qiejt shpirti mall më ndjen.
Ai s’banon në këto vise.
Sa më pëlqen të shoh ndër pemë
Si flakë e blertë
Degët e trungjeve të artë
Një frymë fshehtësie i ngroh,
dhe fjalë e yjeve të zjarrtë
Bulon me gjethin nëpër to.
Unë e kuptoj gjuhën e fshehtë
Të kësaj toke.
Që pasqyrimn’ e një komete
Nga faqe e ujrave ta fshij.
Me bishtin nuk arrin dot kali
Ta fshijë hënëzën që pi...
Pse s’mbin vështrimi ynë vallë,
Siç mbin që thellë gjethi i ri!
* * *
Mështeknëz flokëblerta,
O gjoks i vashës ti,
Aq humbur në mendime,
Mbi pellgun pse po rri?
Ç’të pëshpërin ty era
Dhe rëra ç’të zhurmon?
Mos krehërin e hënës
për flokët ëndërron?
Të gjelbërat mendime
Ç’trazim t’i ngryska vallë?
Në shushurimën tënde,
Një brengë ndjej, një mall.
„Këtu, - o mik i dashur,-
Më thotë ajo dhe fshan, -
Nën yjtë e natës sonte
Erdh qau një çoban.
Dhe hëna shtroi hijet,
Blerimin rreth ndriçoi...
Ah, gjunjët e zbuluar
Ai seç m’i pushtoi.
Dhe, përmes shushurimash,
më tha me zjarr në gji:
-Shëndet, gjersa të kthehen
Kojrillat përsëri!“
* * *
Puthmë, moj e dashur, puthmë,
Gjer në dhembje, gjer në gjak.
S’e duron dot ftohtësirën
Zemr’e ndezur zjarr e flakë.
S’është kupa e përmbysur,
Mes gazmorëve, për ne,
Ti një gjë kupto, moj mike:
Veç një herë rron mbi dhe!
Shih në mes të errësirës
Hënën, që shkëlqim vërshon:
Sikur të ish një korb i verdhë,
Përmbi tokë fluturon.
Puthmë de! Se kalbësia
Këngën time ma këndoi;
Ka të ngjarë qielli sipër
Fundin tim parashikoi.
Eh, moj forcë që venitesh!
Do të vdes, kjo s’ka dyshim!
Vetëm dua t’i puth mikes
Buzët, gjer në fundin tim.
Që pa turp edhe pa drojtje,
Embëlsisht kur t’ëndërroj,
Tok me shushurima vishnjesh,
„Jam e jotja“ të kumbojë,
Që si shkuma përmbi kupë,
Drita mos na shuhet ne,
Ndaj këndo, moj mikja ime:
Veç një herë rron mbi dhe!
* * *
Fishkëllin era, erë e argjendtë,
Nën të mëndafshin zhurmim të dëborës.
Hera e parë që kaq me vëmendje
Vehten po shoh, si në shputë të dorës.
Tutje dritares, veç lagështirë.
Unë s’mërzitem. Brenga mëu shua.
Ndonëse më rrodhi aq e vëstirë,
Jetën e desha, prapë unë e dua.
Sa shoh një femër pakëz lozonjare,
Dridhem i tëri, ethet më kapin!
Sa shoh një trojkë, lëshohem përpara,
lart i kërcej e nuk di ku mbaj vrapin.
O lumturi, o gëzimet e mia!
Toka dhe vetë i do njerëzit të lumtur.
Duket, jo larg, një gëzim e ka humbur.
Jeta do marrë ashtu si të vijë,
Lehtë dhe thjeshtë, pa vrarë
Ja pse, çapkëne, tej mbi korie,
Fishkëllin era, erë e argjendtë.
* * *
Endërronjës unë jam, që territ
Ngjyrën blu të syrit e përhumb,
Erdha te kjo jetë si të tjerët,
Tok me ta, t’a shtyj ashtu siç mund.
Në të puth, këtë shprehi ma quaj,
S’e kam puthur shumë gjer tani;
Fije shkrepsesh sikur ndez e shuaj,
Gjithsaherë flas për dashuri.
„Vdes për ty“, „të dua“, „përgjithmonë“, -
Kurse shpirti thellë asgjë nuk ndjen.
Të vërtetën kurrë nuk e gjen.
Ndaj s’ngushtohem
Zjarr e prush prej teje kot më kot.
Ti je një mështeknëz e krijuar
Enkas dhe për mua, dhe për botë.
Gjithsesi edhe pse kaq të afërt
Ty të mbaj e zgjedhën ta duroj,
Xhelozi nuk ndjej për ty dhe ashpër
As që të gjykoj e mallkoj.
Endërronjës unë jam, që territ
Ngjyrën blu të syrit e përhumb.
Dhe me ty jam mpleksur si të tjerët,
Tok me ta, ta shtyj ashtu siç mund..
* * *
Shkretëtirë bore. Hëna farfurin.
Vendi anembanë dergjur nën qefin.
Dhe mështeknat qajnë pyjeve pa jetë.
* * *
Mbase vonë, a mbase herët shumë,
Ta shkoqis tani këtë nuk mund,
Don Zhuan i prapë u bëra unë,
Një poet që era e hedh gjithkund.
S’di se ç’më ka gjetur, veç përditë,
Mbi të tjera gjunjë do më gjesh.
Dhe as ndjej mëshirë, as tronditem
Që harboj e tradhëtoj kaq shpesh.
Zemrën e kapitur kam dëshirë
Sa më pak me derte ta mundoj.
Te këta sy femrash, që veç shtiren,
S’e marr vesh ç’dreqin rri kërkoj.
Ndaj mos më lësho përbuzja ime,
Mbamë si gjithnjë në thonjtë e tu!
Shpirti im ka veç të ftohta vlime,
Fëshfëritje jargavani blu,
Nëpër të limontin muzg, ku shquhen
Si në mjegull zërat tej e ndanë.
Veç liri e ndjenjave paguhet,
Ndaj prano dhe sfidat, Don Zhuan!
Por, tek sfidat i pranoj i qetë,
As që ndjej ndonjë ndryshim në gji.
Shqotën e kuptoj si maj të blertë,
Dhe çdo dridhje vetëm dashuri.
Ja se ç’më ka gjetur, që për ditë
Mbi të tjera gjunjë do më gjesh.
Lumturi kërkoj dhe as tronditem
Që harboj e tradhëtoj kaq shpesh.
MIKU IM I SHTRENJTE, LAMTUMIRE!
Miku im i shtrenjtë lamtumirë!
Ty këtu në shpirt të kam ta dish!
Fati po na ndan sot pa mëshirë,
Lamtumirë, mik, pa fjalë e lotë!
Vetullat t’i ngrysësh, s’ke përse
Vdekja s’është e re në këtë botë,
As të rrosh nuk është gjë e re.
S.E.
(Poezinë e fundit e ka shkruar me gjakun e vet në çastet e fundit të jetës.Më poshte origjinali rusisht)
Предназначенное расставанье
Обещает встречу впереди.
До свиданья, друг мой, без руки, без слова,
Не грусти и не печаль бровей,-
В этой жизни умирать не ново,
O vecchio mio, tu mi sei nel cuore.
Questo distacco destinato
Un incontro promette in futuro.
Arrivederci, amico mio, senza parole e gesti,
Senza tristezza e aggrottar di sopracciglia.
Morire in questa vita, non è una novità,
Ma più nuovo non è certamente vivere.
S.E.

MARTIN CAMAJ
MARTIN CAMAJ1925-1992
Primo Shllaku në veprën e tij “Një uliks që s’mërrin kurr në Itakë” thekson se tek poeti Martin Camaj, gjejmë jo vetëm tendencat më bashkëkohore, por është edhe pionier i një seri situatash përmbysëse në mendësinë shqiptare. “Jam munduar ta shkoklis Camajn dhe ta vë diku në sfondin e kohës së tij, brenda botës shqiptare. Nuk e kam parë si arbëresh, as si diasporë, por si njeri të përjashtuar prej gostisë së letrave shqipe. Një njeri që s’kishte vend ku të ulej dhe iku...”, shton ai. E me tej “kudo në veprën e tij Camaj na del si nji vetëdije e mbetun në kapërcyell” dhe poetin e “harruar”e konsideron shembullin më flagrant të përjashtimit nga letërsia. Në vepren “Një uliks që s’mërrin kurr në Itakë”, Shllaku bën denoncimin e një hierarkie të shtirur letrare, të trashëguar nga sistemi i kaluar. “Martin Camaj ishte i pari ndër shqiptarë që fare herët, hynte i vetëm fillikat në ndërtesën e madhe të familjes evropiane. Me kambët në perëndim e me mendjen në Lindje ai kishte përjetue dramën dërmuese të përkatësisë tek dy të kundërta njiheri. Në njifarë mase drama e tij personale pasqyronte edhe dramën e kontinenti të ndamë më dysh” shkruan Primo Shllaku per poetin Martin Camaj. (a.m.)
Ne vazhdim eshte nje fragment nga hyrja e librit “Një uliks që s’mërrin kurr në Itakë”.
Si u njoha me Martin Camaj?
Deri në fillimet e viteve ’90 nuk kisha marrë ende në dorë qoftë edhe nji varg të Camajt. Gjatë vjetëve të shkollës së naltë 1966-1970 asnjiherë e askush nuk na e kishte përmendë Martinin as për kureshtje, as rrethue me atë tisin e zi të kundërshtarit, as me ironinë e cinizmin me të cilin përmendeshin ndër leksione figura të artit jozyrtar. Rreth qenies e veprës së tij nji heshtje e plotë, nji mosllogaritje e plotë, nji vorrtosje në beton si ndër filmat për mafien, ku drejtësisë, për me gjet provat, i duhej me shembë nji qytet miliardash të posandërtuem. Kisha ndigjue në shtëpinë time vargje të tillë si: Lahuta pushon në tra, pse mixha vdiq ka mot, e nipat s’dijnë me i ra. Kujtoja se këta vargje, gjithsesi përshtypës, ishin të ndonjë poeti të mbasrilindjes dhe ndoshta për faktin se më dukeshin pak si heroikë, ashtu me “lahutë” e me “mixhë” siç ishin, nuk qeshë ndalë kur me pyet se cilin kishin për autor. Vonë, me hapjen e Shqipnisë e me qarkullimin e veprës së tij, saktësova autorësinë e vargjeve të mësipërme dhe fillova zbulimin e veprës së tij.
Takimi im i dytë me poetin
Nëse nuk më gënjen kujtesa, në fillim të verës së vitit 1978 baheshin zgjedhjet e administratave dhe ne, mësuesve, na u dha urdhni i premë me fjet në fshat për ndihmë që të zhvilloheshin sa ma normale zgjedhjet. U caktova me detyra në shkollën e Prekalit ku edhe shërbeja prej 4 vjetësh. Shkolla ishte qendra kryesore e votimit. Prekali ishte fshat i vogël e lista e votuesve nuk i kalonte 70 vetët. Punët i kreva shpejt e shpejt e atë të shtunë mbasdite, i vetëm siç isha nëpër shkollë, nuk po më ecte kurrsesi ora. Kutitë e votimit ishin vendosë në drejtori që ishte dhoma ma e rregullt e ma e mobilueme. Cukurmoja poshtë e nalt tavolinës, kalova te raftet që mbanin arkivin e amzat e shkollës. Regjistra të mëdhenj, me cepat e tutluem, të përkthyem e të zverdhun prej kohës, mbanin mbi ballinë nga nji katror të rjepun letre dhe nji katërshifërsh me numra vjetësh. U ngjita ndër vjete dhe u ndala te 1947, vjeti kur kisha le unë. E mora në dorë dhe e shfletova. Lexova disa emna nxansish të asaj kohe, nji pjesë e të cilëve ishin të mdhenj në moshë dhe njofta disa prej tyne. Viti 1947 kishte qenë vjeti i hapjes së shkollës së Prekalit. Shënimet në amzë ishin të bame me penë metalime e me bojë të blertë. Dhe kudo nënshkrimi ishte M. Camaj. Pa zor konstatova se shkrimi në regjistër ishte i nënshkruesit. Më la përshtypje se shkrimi ishte bukurshkrim. Nji shkrim i gjanë, i rregullt, i qetë. Ndonji larzim stoliste shkronjat e mdha si “P”-n ose “S”-n kurse të tjerat ishin të thjeshta, standard, sidomos të voglat. Dallohej kjartë se, të zotin e shënimeve, të shkruemit nuk e lodhte, përkundrazi ndihej epshi prej balerine i penës së tij që kalonte nga shkronja në shkronjë pa ndërmpremje, pa njoftë ngerç e ngurim. I tërhequn fillimisht prej bojës së blertë të shkrimit e mandej prej sqimës gati prej zonjushe të shkruesit, bana lidhjen se ky M. Camaj duket të ishte mësuesi i parë që kishte hapë shkollën në fshat. Ma vonë mora vesht prej prekalorëve se Martini kishte hapë shkollën i pari në fshat dhe se vitin e dytë së bashku me nji prekalor moshatar, të birin e Gjelosh Kushit, kishin dalë “komitë” në malin e Cukalit, kishin ndejë atje disa javë dhe mandej kishin “thye” kufinin e kishin “humbë”. Në këtë çast që po flas, unë s’njifja as edhe nji varg të Martinit, bile s’mbaj mend se e dija as për vjershtar.
Takimi i tretë me poetin
Kohë dreke i nji dite fillim prilli andej kah fundi i viteve ’70. Kisha mbarue msimin (gjithnjë në shkollën e Prekalit) dhe mbasi kalova urën mbi Kir, dola në rrugën e madhe për me pritë makinë. Te një patalok i vogël që më sillte shpinën erës, e ulun mbi një gur rrasik, po rrinte Mrika. Në të zeza prej nji jazi të rishtë, me duert e vendosuna mbi prehën e shaminë e shtrëngueme fort për krye që lente të shquhej kafka e saj e imtë, ajo po rrinte e palvizun, me sytë e hedhun kah ajo copë rruge të drejtë që mbaronte te kthesa. Sa më pa u ngrit e, me dorën e majtë vendosun lehtësisht diku midis barkut e zemrës, më përshndeti me nji të shtrënguem dore. -Çfarë po ban? E pieta. Po nxehesh në diell? U ula dhe unë pranë saj dhe zumë bisedë. Në nji shej kohe, pa kurrfarë lidhje me rrethanën e fjalët paraardhëse më thotë: kam pas edhe unë nji vlla msues bash në atë shkollë ku je ti. – Ku asht tashti? E pyeta me interesim. Çoi dorën e thatë, e tundi në erë, nji ngashërim i zbutun ia tundi gjoksin, fshiu instinktivisht hundën dhe e uli dorën përsëri mbi gju. Hodhi vështrimin te rruga dhe kryet iu drodh lehtë. Ajo kishte marrë poezinë e vet fillestare. Me ton zani të studjuem e me butësi e ngacmova prapë” ku ndodhet tashti ai njeri? Grueja doli prap prej gjendjes së saj të mpimjes, shlidhi duert, më pa në sy e më buzëqeshi me pahir, tue zbulue dhambët e saj të rralluem. – Asht i humbun... tha pa e shue buzëqeshjen, i humbun… Dhe tundi përsëri dorën e thatë në erë. Si? Si? I humbun? Kambëngula pa dashtë me e lën që të mbyllej edhe njiherë në at qëndrimin e saj prej sfinksi. Rrudhi buzët dhe u mundue të më skjaronte: -Paj i humbun veç, i humbun për vete….Dhe si të zgjohej e alarmueme se kishte folë ma shumë se duhet, u çue në kambë, shtroi me duert e kërcitëse rrobet e saj të zeza, u fal me mue e hyni te shtegu që e çonte te shtëpia. Mrikë Kolja e Kolë Camës ishte bash e motra e Martinit.

MARTIN CAMAJ
Poezi
GJARPNI E GRUEJA
Zbuluet
E në mëngjes e gjeti pikturë të varun
Në murin e gjanë dhetë pashë:
E kqyri dhe e kqyri e u zhduk.
Petkat e saj teren buzë detit
Me këmishën e gjarpnit mbi gurë.
Shtërpia tha se vjen prap,ajo, po
Deri mbasdite.
Mbasdite vonë, gjarpni i rrejtun
Doli prej nëngurit
E iu zgërdhesh vetmisë ndërsy,
Veshi këmishën e vjetër e shkoi
Me fjetë
MBRAMJA ASHTË LARG
e ti je atje mbi kodër të blerueme
ku gurzit që bashin zhurmë
i përpiu dheu.
Ti je atje me të bijën e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon për mue.
Unë jam në detin e tingujve
e ndër gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.
Mandej i lëshova vendin një të vjetri
e mes tallazit të krahve thashë:
mbramja ashtë larg e ti andej lumit.
Heshtja prek qiellin me dorë
E ti atje mbi kodër të blerueme
njeh gjurmët e diellit npër qiell.
MOSHA E QENIT APO DITËLINDJA
që vdiq e vrame në mue.
E thanë: askush s'do të lypi gjak
për të.
Ajo nuk ishte festë, por drekë!
Në mëngjes mbas dere qentë
me sy keqardhës e të butë
nuk pritshin eshtna, por mue
me u nisë me ta shtigjeve bri lumit
teposhtë.
Prandej jam i trishtueshëm, Lule.
Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri
Kur andej gardhit fluturojnë
Shëgjetat e akullit.
Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse
Se dy shpata tu për tu
Me teha përjashta
Ideja e sosjes, Lule,
kur je ti pranë ik si shpend i egër
andej kah vjen terri.
DREKË MALSORE
Dy plumba lëshuen përdhe një burrë.
Sot ashtë marrë një gjak.
Nën tunin e spatës
Pëlset rrashta e kaut te prroni.
(Drekë të mëdha po bahen sot!)
Sot ashtë marrë një gjak.
Gjama e burrave tërbueshëm
Përzihet me erën e mishit ndër zjarme.
E gjethi i Vjeshtës bie i djegun mbi kapuçat e bardhë
Ndë tryeza, jashtë
Natë. Në vorrezat mbi kodër
Tokë e re, hanë e re.
Ujqit janë ulë prej malesh
E pijnë gjak në përrue.
HOQA FLETËN E LIBRIT TË PARË
Prej faqes sime dhe mbetën fjalë të paemën.
Dola jashtë e ndeja në shqimthin e derës
Dhe vrejta fiqtë e hindit me ferra
Në vjeshtën time.
Shpirtënt e rinisë larg korpit endeshin
Me fleta gjethi pa pushini shullajave.
FILL I GJETUN
qyteti në terr deri n'agim.
Amvisat kërkuen llampat vojguri
e s'i gjetën në terr.
Në nadje ra dielli e zbeu
faqet e rrokaqiellëve.
Në nadje vrejta rrethin e andrrave
në truell
e gjeta fillin e tretun
në pikën e ndaljes së dritës.
MOTIV ARBËRESH
E ti je e xhveshun nën diell.
Në driza janë gjarpijtë e zez
E rrijnë buzë në buzë,
E rrijnë buzë më buzë,
E jeta e tyne ashtë e bardhë,
E bardhë e bardhë nën diell,
E jeta e bardhë e bardhë,
Nën diell e bardhë, e bardhë.
Mjaltëzat lagin me mjaltë
Gurzit e prrojeve të thata.
ATY SI TASH PARA
Ishe
Me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm një emën: Shkodra.
E të thirrën qytet me kunora
E të hodhën përkrye gur e hekurat e para.
U zgjove e përgjakun sa herë
E u kqyre në pasqyrën tande.
Me emën grueje u lave ndër ujna
T'lumenjve dhe ndeje me petka të reja
Në shkamb
E ndritun ballë diellit mbi fusha.
FUQIA E KONËS
Shkurtoi dritën në faqe të veta
E të katundit jugor mbi kodrinën
Bote së kuqe.
Me barrën e randë në gji,
Dashunon rrezet e pemëve të vokta
Në kanistër
Tjerr Kona në furkë:
Ngrohtësia e pejve të leshtë shpërtheu
Prej gishtavet
E lëvizja e fëmijës në parzëm
E dridhi në kënaqje të paskaj
RETË E OQEANIT
Nëpër ditën e gjatë.
Aty ku vete
Asht skaji i kohës së matun
Me rrahje zemre milionësh
Në kërkim të nji emni.
Retë me rrajë thella në det
Rriten e bahen lisa:
Ndër gryckat e tyne fantazma
Konkisdadorësh
Vjelin pemë.
MOTIV I VJETËR NË KTHIM
Kur ngjyra e korbit fluturoi
Përmbi shtyllën e jetës:
Sqepi i dukej i verdhë, gati i bardhë
Mes pendlave të zeza.
Shtatë vasha u quen peshë
E u turrën vrap me funda
Në duer sa qethi mbas korbave
E vetëm me za i tretën si plafa të murmë
Nën karmat e vendit tim.
Kur të zbardhen pusat e ujit
Në lumë përpara agimit,
Ngurzohen edhe duert e foshnjeve
Në palare.

JANIS RICOS
JANIS RICOS -poet i madh i shekullit te XX
JANIS RICOS
Suitë e vogël
në të kuq mazhor
Edhe fjalët
brenda tyre
rrjedh gjak
kur puqen fjalët
lëkura e letrës
nis të përflaket
ashtu si
lëkura e burrit
dhe gruas
kur bëjnë dashuri.
*
Me sy të mbyllur
krejt lakuriq
mbi qilimin e kuq
ajo pret
që ai të zbathë këpucët
të heqë çorapet
për t’i mbrujtur gjinjtë
fort e më fort
me këmbët e tij të mëdha.
*
Mjegull
kodra të buta
të zhytura në terr –
si i bëhet vallë
në këtë gri të paanë
që ngrihet një trup
i kuq
krejt i zhveshur ?
*
Vishet e zhvishet
petkat e saj janë prej zjarri
lakuriqësi e saj prej zjarri
gozhdët shkrijnë
një lumë hekuri
shkon poshtë pemëve
hapen tri dritare
zogjtë vështrojnë brenda
me nga një shkrepse në sqep
dymbëdhjetë xhama janë të kuq
gjashtë prej tyre të artë.
*
Poshtë krevatit
këpucët e saj
ruajnë formën e këmbëve
ngrohtësinë e këmbëve
marrin frymë
dhe dy zogj të bardhë
me sytë pus të zinj
që kanë në grykë
nga një unazë nikeli.
*
I pazbërthyeshëm – thotë –
i pazbërthyeshëm
trupi i njeriut
qiell i mpiksur
qiell i kuq
ti kridhesh thellë
s’ke asnjë degë ku të kapesh
asnjë truall ku të ecësh
qiell i mpiksur –
që flatrat e tua të hapen
duhet të dalësh.
*
Poshtë fustanit
ajo është krejt lakuriq
mbi fustan
krejt lakuriq
para dritares
mban një gotë të gjatë –
do të ta japë vallë ?
e pi vetë
nuk të vështron
kështu është më lakuriq
veç me një trëndafil
mes gjinjve.
*
Gishtat e dorës
gishtat e këmbës
palloshë
midis pesë gishtave
katër vagina
- njëzet dhe gjashtëmbëdhjetë -
para se t’arrish
të bësh llogarinë
sperma jote stërpik
buzët e statujës.
*
Kuverta pushatake
zjarri tymi
natë
trup i zhveshur
këmishat valëviten
në tarracë
përplasen çarçafët
mollë të kuqe
bien nga tryeza
mandej një mollë e verdhë
më janë rritur thonjtë
dhe flokët gjithashtu.
*
Siç rritet
ai trup
në thellësinë e natës
këmbët
dalin jashtë shtratit
dalin jashtë dritares
lind një yll
humbet një çelës
dera mbyllet
mbetem jashtë
dora e statujës
më bie mbi gjunj.
*
Dora jote
ose edhe vetëm
tre gishtat e saj
duke mbajtur filxhanin
rrëfejnë
gjithë trupin tënd
të zhveshur
mbyll sytë
që të mos shohësh e të mos ikësh
mesdita
mprehëse
shkon nëpër lagje
do t’i jap fshehurazi
të dymbëdhjetë thikat.
*
Lëre
do bëj unë për të ngrënë
do ta shtroj unë tryezën
ndërsa vetë nuk do ha
do të vështroj ty si ha
sikur ti mos e dije
dhe përnjimend që s’e di
do t’i mbledh karficat
një nga një prej dyshemesë
fustanin tënd nuk do ta marr
do ta lë përtokë
një mur i lartë ngrohtësie
me dy zogj dhe një hënë
dhe një kuti shkrepse.
*
Mobla të mbuluara
sende të përdorimit të përditshëm
llamba e vjetër
një kopsë brenda në gotë
yçkëla – tha –
fjalë të tërthorta
për ata që nuk u vunë emra –
pas perdes së kuqe
një grua e zhveshur
me dy portokaj në duar
unë ngjitem mbi karrige
heq rrjetat e merimangave nga tavani
megjithatë
po s’ta vura emrin
nuk je ti
as unë.
*
Trupi yt në plazh
rëra e ngjitur në mishin tënd
rëra në duart e mia
në gjuhën time
të të zbuloj
prapa pengesës më të brishtë
dhe rëra të na rrjedhë nga flokët
e le të mblidhet në thellësi të heshtjes
dhe ne
të bukur të porsalarë
nga ujërat tanë shfaqemi
në dritën dhe në trupin
e gjithë tokës.

RAINER MARIA RILKE
Rainer Maria Rilke
1875-1926
Nga Perikli Jorgoni
U lind në Pragë më 4 dhjetor 1875, ku, pas mësime të para studjoi në shkollën ushtarake, në traditë të familjes… Gjatë Luftës së Parë Botërore mori pjesë si oficer karriere. Universitetin e nisi në qytetin e lindjes dhe e vazhdoi në Mynih e në Berlin. Në Paris u njoh dhe u miqësua me Rodelnin. Pranë skulptorit gjenial ai punoi sekretar për tetë muaj. Bëri shumë udhëtime në Europë e Azi, deri në Jalsnaja Poljana të Rusisë, ku takoi Lev Tolstoin. Nëpër udhëtime e shoqëronte mikja e tij, esteisja dhe filozofia e shquar, Lou Andreas Salomé, ish dashnorja e Fridrih Niçes. Pas një veprimtarie të shquar letrare, vdiq në moshën 51 vjeç, më 29 dhjetor 1926.
Emrin e poetit dhe shkrimtarit të madh austriak, Rainer Maria Rilke, për herë të parë lexuesi shqiptar e ka ndeshur në esenë e Profesor Eqrem Çabejt, atëherë student në Grac të Austrisë, për poezinë e Lasgush Poradecit, botuar në faqet e gazetës “Gazeta e re”, më 1929. Profesor Çabej theksonte prirjet drejt një poezie moderne, të lirikut tonë të madh, që vihej re në të gjithë poezinë evropiane e botërore e që kish sjellë arritje të shquara përmes Helderlenit në Gjermani, qysh në vitin 1770. Po këto prirje estetike u shfaqën edhe në poezinë e Rilkesë e të Stefan Georgut. Bodlerit, Verlenit, Rembosë, Malarmesë, D’Anuncios, Paskolit, Sergej Eseninit dhe të Valerisë...
Në autobiografinë e tij, novelisti rus Boris Pasternak, na rrëfen edhe për njohjen me Rilkenë dhe poezinë e tij. Rilke ishte mik i piktorit Leonid Pastërnak, i ati i Borisit. Mysafir i piktorit ishte dhe Emil Veraren. Nga poeti i madh belg, Boris Pasternaku dëgjoi për herë të parë për Rilken. Emili kishte një respekt të thellë për poetin e shquar austriak, ia çmonte poezinë dhe e konsideronte si poetin më të madh evropian...
Vite më vonë, Boris Pastërnaku lexoi në gjermanisht dy vëllime me poezitë më të hershme, që vetë Rilkeja ia kishte dhuruar me autograf, në shenjë nderimi dhe miqësie që kishte me babanë e tij.
Rruga drejt poezisë bashkëkohore
Gjuha gjermane përmes poezisë së Rilkesë, fitoi një tingëllimë, një akustikë, një simbolikë e metafizikë, që nuk e kish njohur më parë...
Stefan Cvajg
Mikja e tij Lou Andreas Salomé, në monografinë kushtuar poetit, analizon ecurinë e këtij zhvillimi të brendshëm, gjersa ai u bë mjeshtër i një arti që i përshtatej më fort kërkesave estetike të shekullit të XX-të. Rikle kaloi nëpër shumë shkolla të ndryshme letrare dhe estetike, duke i kapërcyer ato. Misioni që duhej të luante arti ai e pa të mishëruar në mënyrë të përkryer tek veprat e Tolstoit dhe Dostojevskit, që ai i lexonte lirshëm në rusisht; si edhe veprat e mjaft artistëve të mëdhenj europianë, tek Emil Veraren e Bodler, tek Valeria, tek Zhidi, Romen Rolan etj. Ndikim të madh pati tek poeti edhe muzika, piktura, skulptura dhe arti dramatik…
Njohja dhe bashkëpunimi me Rodenin në Paris e tronditën thellë poetin. I bënë përshtypje konkretësia, fryma aktuale, , fuqia plastike, abstraksioni filozofik i skulpturës së tij, thellësia në trajtimin e psikologjisë njerëzore, dashuria për jetën e për të bukurën, që ndihej e gjallë në gjithë veprën vigane të skulptorit gjenial. Dhe Rilkja, me vetë-dijë e këmbëngulje, nisi ta shtjellojë më tej atë kthesë drejt artit modern, që kishte nisur në letërsinë gjermane, qysh nga fundi i shekullit të 18-të, me aq guxim e kokë-krisje nga Hëlderlin. Rilkja mundi të bëhet poeti më i madh e modern në gjuhën gjermane dhe të arrijë lartësitë që kishin kapur gjatë lulëzimit të poezisë
klasike, Gëtja e Shileri, Hajne e Lenau, por ai ishte më afër
Heldërlenit, babait të madh të poezisë moderne gjermane...
Asnjë poet europian bashkëkohor s’ka pasur një përvojë kaq të pasur artistike sesa Rilkja, një ndryshim brenda unit të vet poetik, kaq të larmishëm e kaq dinamik…
Arritjet e tij më kulmore janë “Soneta e Orfeut” dhe “Elegji Duineze”. Këto dy vepra kanë pika afrimi e largimi nga njëra-tjetra. Sonetet u shkruan Brenda një muaji, në shkurt të vitit 1922, në kështjellën Muzot të Vallesë, ku Rilke u vendos më 1919 së bashku me mikun e vet Rainhart. Ndërsa “Elegji Duineze” u shkrua në një hark kohor prej dhjetë vjetësh.
Kritika gjermane dhe botërore i ka vlerësuar lart këto dy vepra. Ajo ka theksuar veçoritë e spikatura estetike, forcën sintetike të fjalës, harmoninë, ritmikën e gjallë e të larmishme si dhe frymën njerëzore dhe universale që përcjellin.
“Sonetet e Orfeut”
Poeti i ka ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë përfshihen 26 sonete dhe 29 sonete në pjesën e dytë. Në krahasim me sonetet e famshme të Dantes, të Petrarkës, të Shekspirit apo të Mickjecviçit, kanë një strukturë kompozicion-ale, vargëzimi e figuracioni që ndryshon kryekëput nga tipi i sonetit klasik. Këtu s’kemi vetëm përdorimin e vargut njëmbëdhjetë rroksh, por edhe masa vargjesh të tjerë, shpesh dhe alternime vargjesh brenda së njëjtës poezi... Madje, me mjeshtëri të lartë Rilkja përdor dhe masat metrike të poezisë antike greke: pantemetrin dhe hekzametrin, duke i dhenë një kumbim të ri dhe një fizionomi krejtësisht moderne. Në faqen ballore të librit me sonete lexohet përkushtimi:
“Të shkruara si epitaf për Vera Ouckama Knop”. Kjo Vera Knop (1900-1919), duhet të jetë ajo kërcimtarja e hijshme, që ia rrëmbeu zemrën, sa e pa të kërcente aq bukur vallen e portokallit, tok me vajzat e tjera në tavernën e një qyteti provincial. Kësaj valltareje në librin e soneteve i kushtohen krijime brilante...
Por libri nuk është një përmbledhje vjershash intime dashurie, që sado të bukura qofshin, nuk do të na befasonin kaq fort, sepse do të vërtiteshin brenda vorbullave të një dashurie të caktuar, që u jetua në një kohë ndryshe nga e jona. Por ai, përkundrazi, ka formën e një enciklopedie mbi jetën. Aty gjen motive të shumta lidhje kohore mes shekujve, lidhje mes mitit dhe realitetit, mes romantizmit, klasicizmit, poezisë moderne, me synimin për t’u përqendruar në realitetin që i shfaqet përpara syve dhe e mahnit me larminë e pamjeve... Kur poezie futet e tëra në shtratin e problemeve bashkëkohore, struktura e saj kompozicionale përthyhet, vargu merr më revan dhe nuk i nënshtrohet një mase të caktuar metrike...
“Elegji Duineze”
...këto elegji tingëllojnë si një kantatë mortore për jetën e për botën...
Ka në qendër jetën plot stërmundime të njeriut, përpjekjet për të mbijetuar e për të lenë gjurmë në këtë jetë kaq të shkurtër e kalimtare, dramën e përditshme, lektisjet e dashurisë, poezinë e punës rraskapitëse për vazhdimësinë e jetës, dhimbjen e vdekjes e të harrimit... Aty ndihet fryma filozofike e shekullit, ndroja ndaj realitetit bashkëkohor dhe ndaj së ardhmes, tmerri ndaj vdekjes dhe katastrofave të pashmangshme, që e presin njeriun e gjorë në çdo hap...
Nga kjo pikëpamje këto elegji tingëllojnë si një kantatë mortore për jetën e për botën gjithë hije e dritë... tek “Elegji Duineze”, Rilke arrin formën më të përkryer. Mendimi i fiton forcë të madhe abstraguese, merr frymë më lirshëm e na skalit me fuqi të jashtëzakonshme tablonë e realitetit bashkëkohor, luftën titanike që duhet të bëjë njeriu për të merituar mirësitë dhe lumturinë e jetës. Siç thekson dhe Stefan Cvajgu, gjuha gjermane përmes poezisë së Rilkesë, fitoi një tingëllimë, një akustikë, një simbolikë e metafizikë, që nuk e kish njohur më parë...
Me interes janë dhe veprat e tjera në poezi e në prozë të Rilkesë, shënimet e tij të udhëtimit, esetë mbi letërsinë, studimet dhe monografitë për Rodenin dhe piktorët më të shquar, ku shpaloset fuqia krijuese dhe horizonti i gjerë i interesave të një mendjeje të mprehtë e të rrallë. Aty ndeshim skena interesante e tronditëse, tipa njerëzish të shtresave të ndryshme, faqe të kronikës së përditshme, mendime e vëzhgime të zgjuara rreth ngjarjeve të kohës dhe rreth artistëve e mendimtarëve, që i dhanë shtysë ecjes përpara të njerëzimit...
Le të veçojmë nga veprat e tij “Vjersha të reja”, ku ndihet fuqishëm ndikimi i skulpturës së Rodenit, përpjekja për forma të reja kompozicionale, për një gjuhë më shprehëse, më konkrete e më plastike, për një depërtim më ngulmues në psikologjinë e në dramën e njeriut....
“Jeta e Maries”, me tematikë biblike, nga jeta e shën Mërisë dhe e Krishtit. Pas veshjes biblike e simbolike, na jep tablo plot jetë të njerëzve të thjeshtë...
Romani në formë ditari “Shënimet e Malte Laurids Brigge”, që ka në sfond jetën shoqërore dhe intelektuale të Parisit, peripecitë e një djaloshi artist, që s’është tjetër veçse një alterego i vetë shkrimtarit në udhën e mundimshme të njohjes së jetës dhe të formimit të personalitetit...
Nga “Sonetet e Orfeut”
Vallja e portokallit
Pa prit... Kjo më pëlqen... Ah, sa mirë!
ca tinguj, ngjeshje këmbësh, pëshpëritje,
moj vajza-ni, kjo heshtje e mahnitje,
ka shijen e një fryti të arrirë!...
Kërceni “Portokallin” dhe magjia
e valles iu rrëmben, tek me ngulmim
rropateni që shpirtin ëmbëlsia
e tij mos ua mbushë me harbim...
Kërceni dhe kjo pamje kaq e rrallë
ngado shpërndan veç gëzim e dritë
në ajrin plot aromë e të mëndafshtë...
Më ngjan secila me një portokall,
krejt ndrojtje, nën lëkurën e dëlirtë,
përplot me lëng të freskët e si mjaltë!...
Veçse kënga
Nëse kaq shpejt ndryshon kjo botë,
si retë edhe çdo fletë,
gjithçka rikthehet më e plotë
te gurra e vetë përjetë...
Mbi çdo shndërrim e ka përçim
më e gjerë e më e lirë,
na vjen kjo këngë plot kumbim,
prej Zotit me një lirë...
Askush më thellë dhimbjet s’njeh,
as dashurinë e nxehtë,
as ç’ka gjithnjë na e mban të fshehtë
Kjo vdekje ballë-ftohtë,
veçse kjo këngë përmbi dhé
na ngroh si dielli i ngrohtë...
Mike e fëmijërisë
Mjaft pak ka mbetur, mike fëmijërie
nga kopshti i rrënuar i qytetit,
ku ne takoheshim në dritë a hije...
siç fliste qengji me një fletë gjethi
në heshtje flisnim, por tani askund
s’ka mbetur gjurmë nga gëzimi i ndritur,
si mund t’i shtyjmë motet e pafund
mes njerëzve të huaj të mërzitur?
Afrohen karro, as dhe një njeri
s’na njeh. Shtëpitë e gurta porsi varr
na ngjajnë. Ç’ kish atje në gjithësi?!
Asgjë. Ca lëmshe, harqe madhështorë,
asnjë fëmijë... Veç ndonjë udhëtar
i lodhur futet brenda si me zor...
Orët
Më thirret nëpër çdo orë dite,
orë që s’të binden asnjë çast,
të afrohen me fytyrë qeni
e pastaj dredhojnë me maraz...
Pikërisht atëherë, kur mendon
se në dorë i ke këto noprane,
ne u ndamë. E rrojmë veç e larg,
kur mendonim se do rronim pranë...
Dhe e dëshirojmë këtë gjë,
nga rinia gjer në pleqëri,
e më tej, ku nuk ka qenë asnjë...
Ku kushdo, sido, e merr shpërblimin,
sepse ishim bishti e sëpata
dhe mëkati që të fal harrimin...
Çupëz njomëzake
O shko dhe eja çupëz njomëzake,
vrapo e bëj figura gjithë shije,
nën dritë yjesh që shkrep nga çdo valle,
tek të vështrojmë shtangur prej habije...
Kështu dëgjohej veç Orfeu i lashtë,
ndër kohërat e motshme dhe mitike,
diçka prej asaj kohe fsheh, moj vajzë,
në ecjen e lëvizjet kaq nazike...
Ti s’e di vendin, ku lirë e Orfeut
jehoi me magji kaq të fortë të rrallë,
ku valët i fryn Joni dhe Egjeu...
Prandaj përpiqesh fort, moj pamje-hijshme,
së pakut t’i afrohesh, sa je gjallë,
në ecjen e një pamjen e magjishme...
Mik që më je larg
Mik që më je larg dhe hapësira
sikur rritet prej dihatjes sate,
në kambanën mes trarëve të nxirë
zëri yt kumbon gjer kësaj nate...
Ç’të mundoi, të bëri më të fortë,
në këtë shndërrim të pandërprerë?
Ç’nxore nga kaq brenga e kaq lot,
mos farmaku i hidhur t’u bë verë?
Nëpër këtë natë si acari
ji ballsam dhe fuqi magjike,
një simbol besimi në muranë...
Dhe nëse kjo botë nuk ta vari,
thuaji ti tokës: Rri, se ika!
dhe përroit që rrjedh: Ja s ku jemi!
Një pemë ngrihet
Një pemë ngrihet lart në hapësirë,
këndo Orfe, ti pemë mbaje vesh!
Gjithçka po hesht. Dhe mes heshtjes së ngrirë,
një shenjë ka fllad apo rrebesh!
Po ngrihet nga limare e strofka bisha,
të bredh në pyll, ku ndihet harmonia,
qëndron si në përgjim jo nga dredhia,
as edhe nga ankthi ç’do t’i sjellë dita,
porse nga endja të dëgjojë qartë
Orfeun. Ndaj ndër kthina zemra fsheh
çdo klithmë, ulërimë e bulurimë...
Dhe thellë në dëshirën prush të zjarrtë,
mundohet që të ngrejë përmbi dhé
një tempull për dëgjim edhe nderim...
Nga “Elegji Duineze” me dhjetë elegji
Elegjia e dytë
(fragment)
Çdo engjëll është i tmerrshëm. Dhe megjithatë, mjerë unë
që këndoj për ju, o zogj vdekjeprurës të shpirtit.
Zogj që iu njoha kaq mirë. Ku u gremisën ditët e Tobias,
kur një nga engjëjt më rezatorër, qëndronte pranë pragut
të përvuajtur të shtëpisë, i veshur tebdil si shtegtar
dhe si dukej aspak i frikshëm vështrimit të një djali kureshtar,
të cilit i bëhej sikur shihte shokun e vet.
Sikur i rrezikshmi krye-engjëll të lëvizte pak,
për të ardhur tek ne, nga pështjellimi i rrahjeve
do të na plaste zemra.
Cilët jeni Ju?
Elegji e tretë
(fragment)
Tjetër është të këndosh dashnoren dhe tjetër të këndosh Zotin fajtor e të fshehur te lumi i gjakut.
Nga larg e njeh ajo djaloshin e vet. Asgjë nuk di ai për Zotin e kënaqësisë, që nga një herë brenda tij ngre kokën hyjnore prej shkulmave të gjakut vetmitar
dhe i bën thirrje natës për një rebelim të pafund,
o Neptun i gjakut, o sfurku i tij i tmerrshëm tredhëmbësh,
o erë e errët që del nga gjoksi si nga një guaskë e përdredhur,
dëgjo si bëhet luginë e zgavrohet nata!
O yje, a nuk vjen prej jush përndezja që të jetosh drejt fytyrës të së dashurës?...
Shqipëroi: Perikli Jorgoni
skicportreti i Rilkes i bere nga piktori Leonid Pasternak babai i shkrimtarit Boris Pasternak, laureat i cmimit NOBEL me "Doktor Zhivago".
Nga revista PELEGRINI :
AZEM SHKRELI

AZEM SHKRELI
1938 -1967
Azem Shkreli u lind më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosovafilmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997) si dhe vepra në prozë.
KATER KESHILLA VETES
Mos u bëj poet nëse s'mund të lindësh
me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në dot t'rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.
N'se dashurohesh, dashurohu n'flakë e n'valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.
NE RRUGE
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah më tresin
udhëkryqet e shumta t'jetës?
Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve,
jam ba lot e kangë,
jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun
majë gurit.
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë ku sosin
fijet e këputuna t'kësaj kange?
Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
jam ba bekim e namë,
jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha?
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah m'tresin
udhëkryqet e shumta t'jetës?!
NENAT
SHOKUT TIM PER NENEN
Ato lahen në gazin
tonë e në lotët e tyre.
Bëhen rojë murane
te krojet e shtera të gjirit.
Në ballin tonë për herë
u bëjnë dritë shejt gishtat.
Ditët na i prarojnë dhe rrugët
me nga një bekim më t'mirin.
Me rrëmetën e krrusur t'moteve
na ruajnë nga hijet e liga.
Një ditë shkojnë si të shkonin,
të mos vijë më vdekja.
E s'na kërkojnë asgjë,
pos një grusht dhe mbi krye.
Shkojmë. E sa herë vdes nënë,
vdes nënëmira ime.
LIQENI
Flas me ty,
ti hesht e luan me valë.
Ti s'je më syri
im as loti i saj.
Flas me ty,
ti shikon pulëbardhat.
Për Shën-Naumin
paske zemër t'gjerë.
Flas me ty,
ti kotesh mrekullie.
Më vjen të zbres në fund t'fundit,
të vdes i gjelbër me alat.
MANIFEST I MARRE
Mesojeni kohen te mos i haje te vetet,
c'u shemb shemtije do te ngrehin poetet...
Zjarrmia
Tash sa kohe
po don te gdhije
e s'po mundet...
NJEREZIT
Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,
do te putheshim apo kishim per tu peshty?
Një ditë do t'i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t'i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t'agsholeve t'prenduara
e s'do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t'i mahnitësh
djelmoshat.
Një ditë dot'i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t'i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s'do te kesh me as sy deti,
as hap te hedhur sorkadheje
te shohesh si t'perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.
Ruaju, moj se vashat me te bukura
i vret bukuria e vet.
Lajmi i vdekjes se poetit ne 25 maj 1997
KOSOVA WRITER AZEM SHKRELI DIES
JORGE LUIS BORGES
LUIS
BORGES
1899-1986
Jorge Luis Borges lindi me 24 gusht 1899 në Buenos Aires, Argjentinë, në një familjeje intelektuale. Për disa vjet u edukua në shtëpi nga një guvernante angleze, por roli orientues i të atit (njohës i gjuhëve të huaja, profesor psikologjie dhe i së drejtës) do të ishte vendimtar në jetën e Borgesit. Në 1914 familja e tij shpërngulet në Gjenevë ku, Borges, spanjishtës dhe anglishtes i shton dhe frengjishtën dhe gjermanishtën. 1919,1921-Familja Borges udhëton në Spanjë ku, Borgesi i ri lidhet me poetë të lëvizjes ULTRAS në
1930- Ky vit shënon fillimin e vërbimit të tij dhe që këtej e tutje krijimtaria e tij mbështetët vetëm në kujtesë dhe diktim.Në vitet 1940 - 1981 boton: Novelën "Pier Menar, autor i Don Kishotit", "Aleph", essetë "Inkuzicionet e tjera", përmbledhjen "Tregime të jashtëzakonshme", "Ëndërr tigrash", "Libri i të qënit imagjinar", "Raportet e doktor Brodisë", "Autobiografia", "Libri prej rëre" përmbledhja poetike "Shifra" etj.Në 1956 merr Çmimin Kombëtar të Argjentinës për letersinë dhe në 1980 çmimin "Servantes" në Spanjë. Ndërroi jetë me 14 Qershor 1986 në Gjenevë.
Bashkëfajtori
Më kryqëzojnë dhe unë duhet të jem kryqi e gozhdët.
Më ofrojnë putirin dhe më duhet të jem kukuta.
Më mashtrojnë dhe më duhet të jem gënjeshtër.
Më përzhisin dhe më duhet të jem Ferri.
Duhet të lëvdoj e t'i falemnderës çdo çasti kohor.
Gjithçka është ushqimi im.
Pesha e saktë e universit, nënshtrimi, hareja.
Duhet ti jap të drejtë asaj që më plagos.
Krejt pa rëndësi fati a fatkobi im.
Jam Poeti.
Prova
Përtej portës, një njeri
dëbon zvetënimin e tij.
Më kot do i drejtojë përshpirtje kësaj nate
zotit të vet të çuditshëm që është tri dhe dy dhe një.
që do i shpallë pavdekësinë.
Tani dëgjon profecinë e vdekjes së vet
e di se është një kafshë e zbutur.
Vëlla, je ti ky njeri.
Falenderojmë krimbat
dhe harrimin.
Engjëlli
Mos qoftë i padenjë njeriu për Engjëllin
shpata e të cilit e mbron
që kur e krijoi e njëjta Dashuri
që drejton diellin dhe yjet
deri në Ditën e Mbrame në të cilën ushton
kushtimi i trombës.
Mos e zvarrit ndër bordellët dritëkuqe,
as ngrehinave që madhështia trashëgoi,
as në tavernat e ndërkryera.
Mos iu nënshtro përgjërimave,
as dënesjës së lotit,
as shpresës së kotë,
as magjisë së ngratë të frikës,
as statujave aktoreske.
Tjetri e gjykon.
Kujto se s'do të jetë kurrë i vetëm.
Në gjëmimin e ditës dhe natës,
ky pasqyrim i pandërprerë është dëshmitar,
nuk e kris një lot kristalin.
Zot, në të fundmën ditë timen mbi Tokë
s'do të desha të kem lënduar Engjëllin.
MARTIN ESPADA

MARTIN ESPADA
-poet amerikan-
USHTARET NE KOPSHT
Isla Negra, Kili, shtator 1973
Pas grusht te shtetit
U shfaqen ushtaret
Ne kopshtin e Nerudes, nje nate,
E per te vezhguar, vendosen feneret ne peme
Duke nemur guret qe i pengonin.
Nga dritarja e dhomes
Ushtaret faniteshin
Si konkuizatoret qe prej anijes pushtuese
Ktheheshin nga deti per te sosur
Placiktjen e brigjeve.
Poeti ish ne frymen e fundit;
Kanceri i pershkenditur ne t rupin e tij
E kish lenguar ne shtrat te luftonte me zjarrin.
I qete, kur togeri u ngjit ne dhomen siper,
Neruda doli perballe e i tha:
Ketu ka vetem nje te rrezikshem per ju, poezia.
Togeri e vuri helmeten ne kraheror
E si i kerkoi falje te mocmit Neruda,
Shterngoi vehten te zbriste nga shkallet.
Feneret u hoqen nje nga nje prej pemeve.
Nder tridhjet vjet
Gjithehere kerkuam
Nje tjeter foles magjik
Qe t'i detyroje ushtaret
Te zhduken prej kopshteve.
shqiperoi: k.traboini 2006

DRITA ÇOMO
Portret
DRITA ÇOMO
1958-1981
U lind në Tiranë, më 1958. Në nëntor të vitit 1960, në moshën dy-vjeçare, internohet për shkak të dënimit politik të nënës së saj, Liri Belishovës. Babai i saj, Maqo Çomo, u dënua dhe ri-dënua nga regjimi komunist. Një pjesë të fëmijërisë dhe të adoleshencës Drita e kaloi e internuar në Kuç të Vlorës, më pas në Progonat të Kurveleshit. Së fundi e internojnë në Cërrik, ku edhe mbaroi shkollën e mesme, por për arsye të sëmundjes së pashërueshme si dhe të një keqdashjeje politike, u pengua në mbrojtjen e maturës. Sëmundja avancoi dhe, më 19.02.1981, në moshë fare të re, vdes në spitalin onkologjik të Tiranës. Në momentet tragjike të ditëve të fundit të jetës nuk iu lejua të kishte pranë as nënën, dhe deri në grahmat e vdekjes ajo mbeti e vetme.
Poetja pa qiell...
Poezia dhe eseja shkruar nga KOLEC TRABOINI
dyfish tragjike, vajzë-dallëndyshe
me dy krahë thyer, në lëndinë zalisur
me dëshira ngashërryese fluturimesh të largëta
në një botë ku të kish më shumë dritë e liri
po në cilin qiell, ajo nuk kishte qiell
qiellin dhe diellin ja kishin mohuar
e pikëllimin koha ja ktheu në shi
ja kishte ndaluar përjetë fluturimin
ndaj frymën e fundit e la në lendinë
me ëndrra të ngrira fluturimesh në sy
poetja pa qiell.
Lule në greminë
Ishte engjëllore si një fëmijë i porsalindur. I vetmi faj i saj ishte se erdhi në këtë botë në një kohë pa kohë. Erdhi atëherë kur nuk duhej të vinte. Fati që e përcjell njerëzimin sipas tekave të tij e kishte sjellë të lindte në një familje ku babai e nëna, të dy, ishin në udhëheqje të një sistemi absurd, sistem për të cilin kishin punuar e luftuar, sistem që si një makinë shtypëse e deklaruar, ishte një mekanizëm aq i verbër sa nga dëshira e shfrenuar për të masakruar nuk pyeste më madje as për krijuesit e vet. Ishte një makinë dhune e gjaku, pre e te cilës do të binin edhe udhëheqësja e lartë Liri Belishova me të shoqin Maqo Çomo. Por, do të binte rëndë edhe mbi fëmijën e tyre të pafajshëm me emrin Dritë. Kjo Dritë e lindur në errësirën e një kohe të marrë, duhej t’i paguante një haraç të rëndë atij sistemi. Duhej ti paguante me vuajtje e mundime shpirtërore vetëm pse zoti e kishte falur tek dy prindër të gremisur në honet e diktaturës. Babai, ish ministër, burgjeve, nëna, ish zëvendësja në parti e Diktatorit, e internuar dhe e mbikëqyrur natë e ditë, e përgojuar dhe mallkuar nga diktatura në tërë literaturën ideologjike dhe forumet e partisë shtet . E ajo Drita, ferishte, shkonte pas nënës pa e ditur se pse të tëra fatkeqësitë e botës kishin rënë mbi prindërit e saj dhe mbi të. Ajo rritej përditë, derisa nisi të kuptonte se jeta e saj ishte e humbur, ajo rritej si një lule në greminë, ku kishte fare pak diell. E megjithatë ishte e bukur. Një bukuri e destinuar për shkatërrim. Por nuk ishte vetëm absurdi i sistemit që ja ngrinte buzëqeshjen vajzës së re Drita Çomo. Erdhi një çast kur nisi të ndjente se në trupin e saj kish nisur të shfaqej një tjetër fatalitet vrasës, kanceri. I duhet të përballonte të dyja, tmerrin e jetës nën diktaturë dhe luftën për t’i shpëtuar vdekjes fizike. E në ecejaket e saj nga Cërriku në spitalet e Elbasanit e të Tiranës ajo meditonte në botën e saj, në vetmi. E çfarë tjetër mund të bënte. E kush mund ti afrohej asaj nëse do ta merrte vesh se e bija e kujt ishte. Edhe pse në mes njerëzve në ato udhëtime sfilitëse për t'u mjekuar, i dukej se në mes saj dhe udhëtarëve të përhumbur në hallet e veta, kish një mur të trashë xhami. Edhe zërat i vinin të largët si nga ndonjë botë tjetër. E aty në vetmi, nxirrte lapsin e letrën e shkruante vargje, me të cilat sikur donte të mëlconte plagët e thella "Për durimin e dhimbshëm pa fund".
Hidhte sytë përtej dritares së vagonit ku rrëshqisnin peizazhe kalimtare, fusha të zymta, diku tej kuaj të lagur në shi.
"Shiu përplasi mbi xhama trishtimin
Shiu përplasi në xhama mërzinë
Shiu i lagu të gjitha mendimet
Për ditët që ikën dhe ato që do vijnë..."
Nuk ishte e mundur të kishte pak gëzim në jetë. Dhe ishte fare e re. Në të njëzetat. Ishte në pranverën e jetës. Ishte si një dallëndyshe me dëshira ngashërryese fluturimi. Po në cilin qiell. Ajo nuk kishte qiell. Qiellin dhe diellin ja kishin ndaluar. Me sy të pikëlluar prej ndalimeve shkruante:
"Vetmia është të duash shumë
Dhe të mos kesh çfarë të duash
Të mos kesh kujt t'i falësh dy lule
Dy fjalë të mira të mos kesh kujt tja thuash..."
"Vetmia" mars 1979
Dhe vinin netët herë me hënë e herë pa hënë të Cërrikut por që të gjitha kishin të përbashkëta, pagjumësinë. Vajza e re e pikëlluar shkruante:
" Mbrëmë prapë nata ish e qetë
Përmbi pisha errësira ra
Nxori kokën hëna që nga retë
Po askujt asgjë ajo s'i tha
Prapë mbrëmë vezulluan yjet
Prapë klithi qyqja me trishtim
Pëshpëritën fletët nëpër pyje
Drurët ulën degët, psherëtinë.”...
"Natë pa gjumë" 1976
Kish nisur të gjente ngushëllim tek gjyshja që e donte aq shumë, por, o Zot, çfarë ti thoshte fatit, çfarë ti thoshte gjyshes së saj, të cilës i humbi drita e syve nga mungesa e përkujdesjes mjekësore:
" Ç' zemërim perëndish mbi supe të ra
Ç'hyjneshë ke fyer me lumturinë tënde
Që pa dritën e syve të la...".
Kur merrte frymë në krahërorin e saj sikur buisnin lulet. E ndjente ti zgjoheshin dëshira që nga ndonjëherë i përndiznin fantazinë. Ikte larg me ëndërrime sepse fizikisht nuk e linin të largohej nga vendi internimit pa leje. Por veç, për të ëndërruar nuk kishte pse të kërkonte leje. Ishte e vetmja mënyrë për tu ndjerë e plotë. Ishte e vetmja mënyrë për të tejkaluar mjegullat e zymta të mendimeve që ja ushqente një realitet absurd i përbaltur "Në këtë botë të ndyrë dhe të ashpër"... E në këto ikje ndjehej herë si pëllumb e herë si mjellmë. Por më së shumti si dallëndyshe krahë-thyer.
Ishte janar, dimër i egër me ngrica, me të ftohtin deri në palcë, e megjithatë ajo ndjente gjakun ti vërshonte, ndjente afsh, i ndizeshin dëshira sepse ishte në moshën e dashurisë të cilën, o Zot, përse, ja kishin ngrirë e kallkanosur brenda tonelatave akulli tiranik :
"Dashuria është ajo pisha e gjelbër
që lëkundet nën qiellin me hënë
Që ngrin në të ftohtin e janarit
Si një dëshirë e pathënë.."
Ajo kishte plot dëshira të pathëna, madje të pathënat e saj qenë me mijëra sepse përditë e më shumë filli i jetës po i këputej. Diçka e përvëlonte brenda trupit. Ajo përditë po tretej. Por dëshira për jetë kurrë nuk i humbi edhe pse e ndjente se:
" Ngrica i rrëzon(te) lulet përtokë".
Ajo e ndjente se çdo gjë po i shkiste, si retë që iknin në të tjera hapësira qiellore. Ajo e ndjente se kish ardhur koha ta linte këtë botë në një moshë kur as mund të mendohet vdekja. E megjithatë, e ndërgjegjshme se fati i saj qe tragjikisht i pakthyeshëm, shkroi: "Dreqi e di ç'do të bëhet, po kujt t'i vësh faj." Vështrimi ju ngri dhe fryma e saj u përplas në qiell. Qanë engjëjt prej dhimbjes. Frymën e saj e morën por trupin ja lanë në atë botë të egër e terrinë, për të cilën poetja Drita Çomo shkroi :
"...mbi botë ka kaq akull
Qeli të lagështa dhe hekura...
Kur varrosën për jetë të gjallët
Si nuk ngrihen të bredhin të vdekurit...
Ajo e ndjente se po e varrosnin së gjalli, se gjithsesi nuk kishte vdekur. Se si mund të vdesë një vajzë, një lule e bukur në moshën 23 vjeç?! Si mund të mbulohej në dheun e zi klithma protestës për tragjizmin e fatit të një poeteje, e përtej saj të mbarë një populli …
"Në sa gradë nën zero paske lindur
Dashuria ime siberiane.".
Tani që tirania është shuar, tani që ka feksur liria, si Doruntina e legjendës të na e vinte poetja në botën e të gjallëve, qoftë dhe për pak ditë, ti ngrohej e ti shkrihej prej trupit akulli siberik me të cilin e varrosi koha e çmendur, ku fatalisht kishte lindur...

Pa titull
Për ditët që ikin dhe nuk kthehen më,
ditët që bartin gëzimin dhe dhimbjen,
për pritjet e gjata dhe për çdo gjë
që akoma ka mbetur ëndërr…
Për dashuritë e botës dhe për ata
që kërkuan diçka në jetë…
Për zhgënjimet e vogla dhe të mëdha
dhe për veten…
Për ndonjë fyerje të vogël dhe heshtje të madhe,
për durimin e dhimbshëm pa fund,
për fëmijët me botë te bardhë,
që pastaj bardhësinë e humb…
Për çdo gjë që është e zakonshme
dhe që ne na duket e bukur…
Për njerëz me fytyra joshëse
dhe me shpirtin që nuk duket…
Natë pa gjumë
Mbrëmë prapë nata ish e qetë
përmbi pisha errësira ra…
Nxori kokën hëna që nga retë
po askujt asgjë ajo s'i tha..
Prapë mbrëmë vezulluan yjet
prapë klithi qyqja me trishtim,
pëshpëritën fletët nëpër pyje
drurët ulën degët, psherëtinë
Psherëtima endej nëpër natë,
psherëtima mbi ballkonet ra,
foli nëpër gjumë një nga gratë
po askush nuk e kuptoi ç'tha…
Fiku dritën fqinji si gjithnjë
mbylli librin heshtur, u largua…
Dhe pastaj...asgjë, asgjë, asgjë
dhe kështu me jave, ditë dhe muaj…
1976
Vjeshtës
Ajo vjen gjithnjë me lot në sy
dhe drurët, dhe qiejt zbehen, përloten…
pastaj tok me erën ulëri, ulëri…
duket sikur qan për tërë botën…
Ajo shpesh zbret si mbrëmja e artë
në qiejt hëna bredh e vetmuar
dhe pëshpërisin fletët mijëra fjalë
sikur të zbusin dhimbjen tënde duan…
Në shpirt mblidhet qetësisht trishtimi
ajo të sjell kaq ngushëllim, kaq ngrohtësi,
a thua e kupton ç'është Mjerimi
e ç'është Brenga duket se e di.
Veç këtë vit sikur nuk po e njoh,
si erdhi kështu me kaq zymtësi,
ç'po derdh mbi ne zemërimin e ftohtë
vetëm shi, vetëm shi, vetëm shi…
Dhe po më mbyt ky qiell i errët...
dua ta pyes përse më mban mëri
dua t'i lutem të mos jetë kaq i egër,
edhe pa të në shpirt, kam kaq mërzi.
Dhe pa të mbi botë ka kaq akull
qeli të lagështa dhe hekura...
kur varrosen për jetë të gjallët,
si nuk ngrihen të bredhin të vdekurit…
Dhimbja ime s'e duroka heshtjen
mua malli ç'më zhuritka në vetmi,
ti eja, qajmë bashkë, moj vjeshtë
eja, bashkë të mallkojmë nëpër shi….
Nëntor 1977
Për ty
Lëkunden pishat nën retë që ikin
ikin e ikin retë nëpër shi...
Unë pres të shoh pas reve pak qiell,
ashtu siç pres pasditeve, të më telefonosh ti…
Po ti s'dukesh gjëkund. Ku paske humbur,
ka kaq ditë që pres. Dhe bie shi...
Si mund të jetoj, pa pak qiell të kaltër
si mund të jetoj, pa zërin tënd, pa ty?!...
Ti do të vish, unë e di, do vish patjetër
po unë dua të vish tani, nëpër shi…
Pastaj retë do të ikin dhe do dalë dielli
po unë dua diellin të ma sjellësh ti…
24 mars 1978
Dashuri siberiane
Po bie shi... dhe ti je kaq larg,
po ndoshta dhe s'dua të jem me ty…
Ky qiell gri... Në shpirt - kaq akull,
kaq ftohtë në shpirt. Si në Siberi.
E megjithatë, unë të dua
dhe të dua shumë, çuditërisht,
po qe së të urresh është njësoj si të duash
të urrej dhe të dua njëkohësisht…
Të urrej për atë, që më prishe qetësinë,
të urrej, pse erdhe tek unë,
për çdo gjë të vërtetë dhe çdo gjë të dyshimtë.
të urrej dhe të dua kaq shumë…
Dhe në shpirt kam dimër, gjithnjë dimër
një ftohtësi pa fund dhe pa anë
në sa gradë nën zero paske lindur,
dashuria ime siberiane?!
Në të terë qenien time bie shi
dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
kam dëshirë për ty, kam nevojë për ty,
dhe prapë s'dua të jemi bashkë…
9 shtator 1978
Gjyshes
Niobe fatkeqe ngurosur nga dhimbja
ç'zemërim perëndish mbi supe të ra
ç'hyjneshë ke fyer me lumturinë tënde
që pa dritën e syve të la?!
Pikëllim i zi në sfonde udhësh pa fund
mbi gërmadha kujtimesh ulërin pa zë,
të lëvizësh e frymë të marrësh si mund
kur atë... kur atë... kur atë...
Po prapë nxiton e sikur thyen këmbët
sikur zgjat krahët t'i mbash e ata ikin, ikin...
sikur s'do ta besosh tërë atë dhimbje
"më raft pika... më raft pika..."
Shtegtim i pafund nga një tmerr në tjetrin
tragjedi niobiane e shndërrimit në gur,
ulëri drejt tokës, ulëri drejt qiellit
deri kur? Deri kur?
Ç'hyjneshë paske fyer me lumturinë tënde
ç'zemërim përbindëshash mbi supe të ra,
që të mbetesh kështu, si një shkëmb dhimbjesh,
pa ata... pa ata....
(Hidhërimi i gjyshes së Dritës ishte me të vërtetë pa kufi. Për 30 vjet me radhë diktatura i goditi pa mëshirë të 6 bijtë e saj, të cilët bënë afërsisht 140 vjet internim dhe burgim. Vitet e fundit ajo u verbua, pa pasur mundësi te kurohej nga okulisti, për shkak të dhënies me vonesë te lejes nga Sigurimi)
Vetmia
Vetmia është zilja e telefonit
dhe një zë i huaj që kërkon dikë tjetër…
Vetmia është e diela e zbrazët
me biseda boshe dhe pa diell…
Vetmia është të shikosh pas xhamit
njerëz që nxitojnë në mbrëmje…
Mërzia e gjatë para gjumit,
dhe vapa në netët pa hënë…
Vetmia është të duash shumë
dhe të mos kesh çfarë të duash…
Të mos kesh kujt t'i falësh dy lule
dy fjalë të mira të mos kesh kujt t’ ja thuash.
Të jesh kudo i tepërt, i huaj
mik i paftuar në botë, hije
pa një kujtim që të bëjë të vuash
pa një shpresë për atë që do vijë
po ankthi i ditëve të mia pa ty…
Ankthi im i përhershëm,
për të gjitha ato që i di dhe s'i di
-Kjo është diçka tjetër…
Minutat që ikin ngadalë-ngadalë
rënduar nga ajo që quhet pritje
Renduar nga ai që quhet mall
dhe që nuk llogaritet...
Mars 1979
Muzg
Në rrugë zbritën ngadalë hijet,
hijet po afrohen tek xhamat…
muzgu të ngjall çdo lloj ndjesie
varet nga rrethanat…
Për mua muzgu është vetëm mall
shqetësim dhe mall për ty
gjyshes kushedi se ç'ndjenja i ngjall
kushedi ç'mërzi?!
Reflekse rozë dielli dridhen
si copëra kujtimesh në mallin tim...
Sa e mjerë gjyshja që vetëm mërzitet
si mund të jetosh me mërzinë?!
Mërzia për mua është bota - pa ty,
pa diell, pa muzg, pa mëngjes,
si toka nën këmbët e njerëzve në shi,
e lagura tokë në vjeshtë…
Mërzia për mua është jeta bosh
pa asnjë ëndërr dhe dëshirë,
kur s'ke asgjë, përse të jetosh
të mos jetosh më mire…
Shumë fjalë për ato që do vijnë
vështirë të kenë kuptim,
ndër to, sigurisht dhe fjala "mërzi",
do të shihet ca me dyshim…
Mërzi ç'do të thotë - do pyesin ata
kaq e madhe, pa fund kjo botë -
që ta vlejë jetën, të mos gjesh diçka
të jetosh pa asgjë, ç'do të thotë?!
14 shtator 1979
Shi
Shiu përplasi mbi xhama trishtimin,
shiu përplasi në xhama mërzinë,
shiu i lagu të gjitha mendimet,
për ditët që ikën dhe ato që do vijnë…
Mendime të lagura...si të jetosh,
në këtë qullje të përgjithshëm idesh,
kur nuk gjen asgjë të askush që ta çmosh
kur nga brenda qan dhe gjithkujt i qesh…
Ç'mund të bësh tjetër veç të qeshësh me zor
në këtë turp të dhimbshëm dhe pa fund,
të gjithë fjalët të bukura të thonë
po askush nuk ngurron të bëjë ç'të mundë…
Fjalë të bukura... Sa hipokrite,
njerëzit dhe vetes i flasin bukur,
njësoj në dashuri, në politikë
të gjitha i mbështjellin me lustër.
18 nëntor 1979
Mars
Pas xhamave të trenit kaloi një kumbull
mbuluar me lule të bardha,
në sfondin e zhveshur si një ëndërr humbën
përfytyrimi i bardhë i dashurisë së parë
Do ngrohet toka dhe lulet e bardha
do të lidhin frutat-kokrra…
kështu dashuria do të jepte frutën e saj
sikur ditët mos ishin aq të ftohta…
Ngrica i rrëzon lulet përtokë
dhe degët mbetën krejt të zhveshura,
ç'mund të thuash për lulet e bardha
të rëna, të shkelura, të përqeshura...
Pas xhamave të trenit kaloi një kumbull
me lule të bardha mbuluar
ish tepër e bardhë dhe tepër e bukur
fatin e saj për ta duruar…
12 Mars 1980
Dashuria
Dashuria është ajo pisha e gjelbër
që lëkundet nën qiellin me hënë
që ngrin në të ftohtin e janarit
si një dëshirë e pathënë…
Dashuria është bota pas xhamave
nxitimi i lirë për diku...
është qenia me 900 leukocide
që në çarçafët e bardhë mendon për ty.
Dashuria është telefoni i së mërkurës
dhe kopsa e qepur me pe gri…
dhe kompostot e ngrëna në stol
me një pirun të dy…
Dashuria është apartamenti i qetë
i pa-grindje dhe i lumtur siç mund të jetë veç në ëndërr
janë fjalë pa kuptim që tingëllojnë aq të bukura
dhe heshtja e thjeshtë që kurrë s'është e rëndë…
Dashuria ime je vetëm ti,
në këtë sfond ngatërresash pa fund…
Asnjë arsye nuk e fshiu dot atë
asgjë s' më bëka që ta humb…
Ajo është një gjë pafundësisht e bukur,
e kthjellët dhe krejt e pastër…
Si lindi, si jeton, si mundet
në këtë botë të ndyrë dhe të ashpër…
Janar 1981
PAUL CELAN- Fuga e vdekjes -POEZI
PAUL CELAN
Fuga e vdekjes( 1945)
| |
| Qumështin e zi të agimit ne e pijmë në mbrëmje e pijmë në mesditë dhe në mëngjes ne e pijmë atë natën ne pijmë dhe pijmë ne gërmojmë në qiell një varr ku nuk është aq ngushtë Një njeri banon në shtëpi ai luan me gjarpërinjtë ai shkruan ai shkruan kur do të bëjë terr në Gjermani Margaretë flokët e tu të artë shkruan këto fjalë ecën përpara mbi prag dhe yjet rrënqethen ai u vërshellen qenve të tij të mëdhenj ai vërshellen ai i bën çifutët e tij të dalin dhe të gërmojnë në tokë një varr ai na urdhëron t’u biem veglave që të vallëzojmë Qumësht të zi të agimit ne të pijmë ty natën të pijmë në mëngjes pastaj në mesditë ne të pijmë në mbrëmje ne pijmë dhe pijmë Një njeri banon në shtëpi ai luan me gjarpërinjtë e tij ai shkruan ai shkruan kur do të bëjë terr në Gjermani Margaretë flokët e tu të artë Flokët e tu hi Sulamith ne gërmojmë në qiell një varr ku nuk është aq ngushtë Ai çirret ngulni më thellë kazmat tuaja ju aty dhe ju të tjerët këndoni lozni ai mbërthen hekurin në brezin e tij ai e vringëllon atë sytë e tij janë blu ngulni më thellë kazmat ju aty dhe ju të tjerët lozni akoma që të vallëzojmë Qumësht të zi të agimit ne të pijmë natën të pijmë në mesditë dhe në mëngjes ne të pijmë në mbrëmje ne të pijmë dhe të pijmë një njeri banon në shtëpi Margaretë flokët e tu të artë flokët e tu hi Sulamith ai luan me gjarpërinjtë e tij Ai çirret lozni më e ëmbël vdekja kështu vdekja është një zot i Gjermanisë ai çirret më të ngrysura harqet dhe tymi juaj do të ngjitet drejt qiellit ju do të keni një varr atëherë në retë ku nuk është aq ngushtë Qumësht të zi të agimit ne të pijmë natën të pijmë në mesditë vdekja është një zot i Gjermanisë ne të pijmë në mbrëmje dhe në mëngjes ne të pijmë dhe të pijmë vdekja është një zot i Gjermanisë syri i saj është blu ai të kap me një plumb ai nuk të shkon huq një njeri banon në shtëpi Margaretë flokët e tu të artë ai ndërsen qentë e tij të mëdhenj mbi ne dhe na ofron një varr në qiell ai luan me gjarpërinjtë dhe ëndërron vdekja është një zot i Gjermanisë flokët e tu të artë Margaretë flokët e tu hi Sulamith (Përkthyer nga Silke Blumbach dërguar për "Sofra Letrare." |








